FIDANISHTJA

Ilda Bejleri: Koleget e mia në televionet e tjera modele të vjetra, nuk më frymëzojnë

/ 2 minuta lexim
HW

Një ndër të ftuarat e pasdites së sotme në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit ishte gazetarja e sportit, Ilda Bejleri. Në një rrëfim për pasionet dhe për profesionin e saj, Ilda ka dhënë ndër të tjera edhe mendimin për koleget e saj të botës së televizionit, të cilat janë pjesë e emisioneve sportive.

Filimisht ajo ka folur për Vilma Mashën, gazetaren me të cilën punon në ‘Super Sport’, për të cilën tha se është shumë ambicioze.

Interesante ishte përgjigja e saj kur u përmendën emrat e gazetareve të njohura Hygerta Sako dhe Enkeleda Zeko, të cilat kanë shumë vite eksperiencë televizive dhe përkatësisht në fushën e sportit.

Fundamenti

“Përfaqësojnë një model të vjetër gazetarie dhe aspak frymëzim për mua”!” – tha Ilda, e cila e arsyetoi mendimin e saj me idenë se aty ku ka punuar është mësuar me një tjetër model dhe se nga dy personazhet e sipërpërmendur nuk mund të mësojë gjëra të reja.

Gjithashtu Ilda ka folur edhe për marrëdhënien që ka me vëllain e saj balerin, Bledin.

Ajo rrëfeu për Rudinën se i tha ‘po’ ofertës për të marrë pjesë në edicionin e parë të “Dance with me”, vetëm se u bind nga ideja që do të kërcente me të në një nga mbrëmjet e këtij spektakli. /Blitz.al/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.