UBT

Ilaçi për kapsllëkun

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Milaim Shefkiu – Kaluan gati pesë muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet e 8 qershorit, ndërsa fjala “ngërç” “krizë” apo edhe “kapsllëk”, është bërë sintagma më e urryer për qytetarët e Kosovës. Duket, se edhe liderët e partive politike janë lodhë nga kjo situatë e zymtë dhe po shpresojnë për një zgjidhje gjatë kësaj jave.

Në opinion u tha se PDK-ja do ta marrë Kuvendin, ndërsa Blloku i katër partive – Qeverinë, një ndarje që apriori nuk ta mbushë mendjen se mund të jetë racionale.

Është pak e besueshme se Hashim Thaçi është i gatshëm ta marrë postin e kryetarit të Kuvendin dhe Bllokut t’ia lëshojë qeverinë. Si parti që ka dalë e para në zgjedhje dhe “me disa dërrasa mangët”, PDK-në nuk e josh ligjvënësi, por Qeveria, sepse edhe ashtu gara zgjedhore nuk zhvillohet se kush do ta drejtojë Kuvendin, por për projektin e qeverisë.

Në këtë kombinatorikë, Hashim Thaçi gjithmonë është i gatshëm ta japë postin e kryeparlamentarit për atë të kryeministrit, si në lojën e shahut, “e jep topin e merr princeshën”. Thaçi, i cili tri herë ka drejtuar qeverinë, ka predispozita që të bëhet edhe një herë kryeministër, edhe pse kësaj here gjasat i ka më të vogla, por duke i parë se sa infantilë në politikë janë kundërshtarët e tij, kjo nuk është hiç larg mendsh.

Aktualisht PDK-ja është në një pozitë shumë më të favorshme se sa katër partitë e koalicionit paszgjedhor LAN-V. Ajo e ka të drejtën autonome për kryetar të Kuvendin dhe mbi këtë bazë po e mban “për kopreshi” edhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. PDK-ja ua ka rikujtuar rivalëve, se nuk ka seancë pa marrëveshje…

Partitë e Bllokut kanë ardhur në një stad, sa nuk e kanë çare pa lëshuar pe, ose për postin e kryeparlamentarit ose të hyjnë në bashkëqeverisje me PDK-në. Pas pesë muajve e kanë kuptuar se Hashim Thaçi nuk po ecën në këmbë si “pelegrin” dhe nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga lodhja, siç pretendonte Ramush Haradinaj.

Mobi Casa

E tash kur e kanë kuptuar se s’ka shteg për dalje, Blloku është i gatshëm ta sakrifikojë postin e kryeparlamentarit, me qëllim që ta bëjnë qeverinë, por PDK-së i janë rritur ambiciet – ajo e do Kryeministrin.

Edhe në këtë lojë, PDK-ja dëshmoi se ka politikanë “dipllomata”, që dinë ta dredhin e ta zhdredhin. Ajo tashmë nuk po e thërret as vazhdimin e seancës inauguruese, pa një marrëveshje paraprake që nënkupton koalicionin qeveritar ose dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme. Madje Thaçi e ka kuptuar se tre liderët e Bllokut nuk janë të gatshëm për zgjedhje, në çdo takim po ua përmend “zgjedhjet”.

Mirëpo, të gjithë janë të të njëjtit mendim se këtij “kapsllëku” i ka ardhur fundi. Populli është më pak fajtor, se këta pesë burra po e mbajnë peng një shtet, për ambiciet e veta subjektive. Po them se populli është më pak fajtor, sepse një pjesë të fajit e ka edhe ai, që ua ka besuar të ardhmen e vetë këtyre liderëve.

Ndryshe, premtimet janë se këtë javë do të zbërthehet ekuacioni me dy të panjohura, ndërsa në këtë zallamahi partia më e “lagur” do të dalë LDK-ja, e cila si gjithmonë në historinë 15-vjeçare të Kosovës po bëhet “kurban” për vendin.

Ajo ka lëshuar pe edhe atëherë kur i ka fituar gjysmën e deputetëve duke e bërë Bajram Rexhepin kryeministër, ka lëshuar pe duke e bërë kryeministër Ramush Haradinajn me 8 për qind të votave, ka bërë koalicion me rivalin e përbetuar – PDK-në, duke e bërë Hashim Thaçin kryeministër, e duket se prapë ajo po lëshon pe. Kjo mund të konsiderohet joracionale, sepse nëse PDK-ja dhe AAK-ja e bartin një pjesë të bagazhit të sakrificës së luftës, është mirë të reflektojnë edhe në paqe, duke ia lehtësuar pak punën LDK-së. Ndryshe nëse nuk reflektojnë të gjithë nga pak, ilaçi nuk do ketë efekt në këtë “kapsllëk” sui-generis.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.