ARKATANA

Ilaçi nga natyra që eliminon dhembjet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvoret e limonit më së shpeshti i përdorim për përgatitje të ëmbëlsirave. Megjithatë, ajo që rrallë kush e di është që pikërisht lëvoret e limonit mund të shërbejnë si ilaç i dobishëm.

Është e njohur që nga koha e lashtë që limoni është i pasur me vitaminën C, por edhe me nutriene të tjera të dobishme për shëndetin tonë.

Mbron nga shumë sëmundje dhe si superushqim është njëri ndër artikujt më të dobishëm të cilët na i ka “dhuruar” natyra.

Përmban bioflavonoide, pektine, thartirë folike, vitamina C, A, B1, B6, kalium, kalcium, magnez, fosfor, mangan, por ndikon shumë mirë në punën e mëlçisë, zorrëve, lukthit, sistemit të imunitetit, sistemit nervor dhe atij kardiovaskular.

Shumica e kanë të njohur rëndësinë e konsumimit të limonit, ndërkaq hulumtimi i cili ka treguar që pirja e përditshme e ujit me limon në lukth të thatë bën mrekulli për shëndetin, i ka bindur shumicën që pikërisht në këtë mënyrë të fillojnë ditën.

Mirëpo, lëvoren e limonit më së shpeshti e përdorim për përgatitje të ëmbëlsirave.

Megjithatë, ajo që rrallëkush e di është që pikërisht lëvorja e limonit mund të shërbejë si ilaç i dobishëm. Përmban sasi të ulët sheqeri, mirëpo është e pasur me minerale alkaline, andaj në organizmin tonë ka veprim alkal.

Hidromorava

Lëvorja e limonit ndikon si antiseptik, ndërkaq në mjekësinë alternative përdoret për ulje të temperaturës. Vaji esencial të cilin e përmban lëvorja e limonit ndihmon që të qetësohen enët e gjakut, nervat dhe zvogëlon dhembjen.

Për këtë qëllim mund ta përgatisni në dy mënyra.

Qëroni dy limonë dhe kujdesuni që nga limoni të mos hiqni pjesën e trashë të lëvores e cila do të përfshijë edhe shtresën e bardhë nën lëkurë.

Kujdesuni të hiqni vetëm shtresën sipërfaqësore të lëvores. Qiteni drejtpërdrejt në vendin ku keni dhembje, forcojeni me kompresë apo me fashë dhe mbajeni dy orë. Përsëriteni veprimin dy herë në ditë.

Mënyra tjetër e përdorimit të lëvores së limonit me qëllim të shërimit është ajo që lëvoret e 3 limonëve t’i qitni në një kavanoz dhe qitni sipër vaj ulliri ekstra të virgjër dhe mbylleni kavanozin. Lëreni kështu dy javë.

Kështu me vajin e përftuar lyeni vendin e djegur apo vendin ku ju dhemb dhe mbështilleni me fashë.

Lëreni tërë natën dhe dhembja do të zhduket. Ruajeni në vend të errët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.