Ilaçi natyror nga hithrat
Hithi është një bimë mjekuese, e cila është e dobishme kundër shumë sëmundjeve. Ai u preferohet personave me sëmundje të veshkave dhe te të sëmurët nga anemia.
PËR TRI LITRA LËNG, NEVOJITEN:
– 30 – 40 maja të hithrave të ri – 3 l ujë të ftohtë – 5 – 6 agrume sipas dëshirës – 1kg sheqer, të cilin e shtojmë kur lëngu të jetë duke qëndruar.
PËRGATITJA:
Hithrat në fillim i pastroni dhe i lani, i lani edhe agrumet, sipas dëshirës tuaj (portokaj, limonë, grejpfruta). Qitni në ujë hithrat dhe agrumet e grira.
Mbulojeni enën dhe lëreni që të qëndrojë 24 orë. Të nesërmen shtypni me duar përbërësit, më pas kulloni dhe shtoni sheqer.
Shurupin duhet përzier herë pas here, derisa të shkrihet sheqeri, më pas e qesim në enë të pastra të qelqta, duke e lënë në vend të ftohtë dhe të errët.


