Ilaçi natyral që trajton sëmundje të ndryshme

Arrat në kombinim me mjaltin paraqesin një ilaç natyral dobia e të cilit mund të krahasohet me preparatet më të fuqishme farmaceutike. Kombinimi i mjaltit me arra organizmit ia siguron të gjitha vitaminat, mineralet, proteinat, yndyra dhe karbohidratet e nevojshme.
Ilaçi për anemi
Përgatiteni një përzierje nga gjysmë kilogrami mjaltë dhe gjysmë kilogrami arra të bluara dhe lëngu i një limoni. Të gjithë përbërësit i përzini mirë, ndërsa përzierjen e fituar e konsumoni tri herë në ditë me nga një lugë gjelle. Mjalti me arra është i mirë për rimëkëmbje të personave të lodhur dhe anemikë.
Shtypja e lartë e gjakut
Te problemi me shtypje të lartë e gjakut rekomandohet që për çdo ditë të konsumohen 100 gramë arra dhe po aq mjaltë në një periudhë prej 45 ditëve.
Dhimbja e kokës
Përveçqë janë ushqime të shijshme, kombinimi i mjaltit me arra është dëshmuar i mirë edhe në ndihmën te problemet me dhimbje të kokës dhe pagjumësi.
Ulcera në lukth
Në rastin e problemit me ulcerë duhet të përgatitet qumështi i arrave me mjaltë. Përgatitja është e thjeshtë: 20 gramë arra të bluara përzihen me ujë të valë, përzihen mirë dhe filtrohen. Në qumësht shtohen dy lugë me mjaltë, ndërsa konsumohet gjysmë ore para çdo shujte me nga 2-3 lugë.
(Kosova Sot)