UBT

Ilaçi i fortë natyral kundër infeksioneve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ky preparat natyral përdoret kundër shumë sëmundjeve dhe infeksioneve. Hudhra posedon veti të jashtëzakonshme shëruese dhe do të ishte mirë që të gjendet në tryezën tuaj sa më shpesh. Po ashtu, pos gjellëve, mund ta përdorni edhe si përbërës i preparateve natyrale. Preparati nga vaji i ullirit dhe hudhra mund të përdoret kundër inflamacioneve të shumta, infeksioneve, humbjes së flokëve, akneve …

Përbërësit:

– Disa thelpinj të hudhrës

– Vaj ulliri

Përgatitja:

Fundamenti

Së pari merrni thelpinjtë e hudhrës dhe i pastroni dhe për rreth një minutë i skuqni në vaj ulliri. Më pas shtypni hudhrat dhe ashtu të imtësuara i vendosni në një kavanoz dhe mbushini me vaj ulliri. E mbyllni kavanozin dhe përzierjen e ruani në një vend me dritë (por jo në diell në mënyrë të drejtpërdrejtë) nga 24 deri 48 orë. Më pas mund t’ia ndërroni kavanozin dhe vajin ta vendosni në një shishe dhe ta ruani në një vend të errët. Përdoreni vajin për trajtimin e inflamacioneve në lëkurë, e mund ta vendosni edhe në rrënjën e flokut, e lini disa minuta të veprojë dhe shpëlani flokët në mënyrë të zakonshme.

Infeksionet me kërpudha në shputat e këmbës mund t’i shëroni nëse shputat e këmbëve i futni në ujë të cilës i keni shtuar disa pika të këtij ilaçit shërues. Po ashtu, me këtë vaj mund të bëni masazh edhe vendeve ku ndjeni dhimbje në shpinë, e më pas e mbuloni me qese prej najlonit dhe nga sipër i vendosni një kompresë për ta ngrohur.

Vërejtje: Para përdorimit të ilaçeve natyrale, detyrimisht këshillojuni me mjekun.

(Kosova Sot)