Hidromorava

Ilaçet shtëpiake që shërojnë ftohjen e zakonshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

HUDHRA

Substancat kundër viruseve dhe antibakteriale, që i posedon hudhra, ndihmojnë në heqjen qafe të simptomave të ftohjes. Hudhra është e dobishme për sistemin imun dhe ndihmon në hapjen e kanaleve respiratore, si dhe ndihmon në largimin e helmeve nga trupi. Përzieni së bashku një thelb të shtypur të hudhrës, një lugë mjaltë dhe pluhur të specave të kuq pikantë. Konsumojeni për ditë derisa t’i largoni simptomat.

MJALTI

Mjalti po ashtu mund të ndihmojë në zbutjen e irritimit të fytit, si dhe e shkurton jetëgjatësinë e ftohjes. Sasia e madhe e nutrienteve dhe enzimave ndihmon në vrasjen e baktereve dhe viruseve, që e shkaktojnë ftohjen. Përzierja më e thjeshtë është të konsumoni një lugë lëng limoni dhe dy lugë mjaltë. Merreni çdo dy orë derisa të lehtësoni simptomat e ftohjes dhe fytit.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili ofron ndihmë në trajtimin e ftohjes dhe simptomave të saj, pasi që përmban substanca kundër inflamacioneve dhe kundër viruseve. Konsumojeni të papërpunuar apo në formë të çajit disa herë në ditë. Për efektivitetin më të shtuar të çajit nga xhenxhefili, shtoni lëng limoni dhe pak mjaltë.

ARKATANA

SUPË PULE

Supa e pulës posedon shumë nutriente esenciale dhe vitamina për t’i trajtuar simptomat e ftohjes së zakonshme. Përbërësit dhe antioksiduesit në supën e pulës e përshpejtojnë procesin e shërimit. Për më shumë, supa e pulës do ta forcojë sistemin imun dhe e rigjallëron forcën e trupit. Për rezultate më të mira, përgatiteni vetë supën e pulës, duke përdorur perime organike dhe pulë.

QEPA E KUQE

Ata, që vuajnë nga ftohjet e zakonshme, shërimin mund ta gjejnë te shurupi i përgatitur nga qepa e kuqe. Për ta përgatitur shurupin, ju nevojitet qepë e kuqe, sheqer të vrugët ose mjaltë. Preni në mënyrë horizontale dy deri tri rriska qepë të kuqe. Një rriskë të qepës e vendosni në gotë dhe derdhni në mjaltë. Mbulojeni gotën dhe e lini për 12 deri 15 orë. Kur ta hapni gotën do ta vëreni lëngun. Konsumoni me lugë shurupin disa herë brenda ditës.

QUMËSHTI

Qumështi, kur kombinohet me shafran ose pluhur xhenxhefili, ndihmon në trajtimin e kollës, dhimbjet e trupit dhe dhimbjet e kokës. Vloni qumështin dhe shtoni gjysmë lugë shafran dje gjysmë luge pluhur xhenxhefili. Lejoni që qumështi të ftohet në temperaturën e dhomës, kështu që mund ta pini pa e djegur gojën. Provoni ta pini dy herë në ditë, sidomos para se të shkoni në gjumë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.