Mobi Casa

Ilaçet shtëpiake që heqin gurët nga veshkat

/ 2 minuta lexim

Këto ilaçe natyrale shtëpiake vërtet kanë efekt për të hequr qafe gurët nga veshkat, por gjithmonë është mirë në fillim ta këshilloni një specialist.

LËNGJET ALKALINE

Gurët në veshka shfaqen kur ka thartirë tepër në trup. Për më shumë, ju duhet të konsumoni ushqime alkaline për të ekuilibruar nivelin e pH-së, dhe parandaloni apo hiqni qafe gurët nga veshkat. Kjo mund të bëhet shpejt, duke konsumuar lëngje të gjelbra. Mund t’i përgatisni me selino, gjethe të panxharit, lakër jeshile, tranguj, xhenxhefil.

KRIPËRAT E MAGNEZIT

Kripërat e magnezit janë të shkëlqyeshme për të parandaluar dhe për të trajtuar gurët në veshka, pasi parandalojnë kristalizimin dhe reduktojnë thartirën. Po ashtu, janë mineral i domosdoshëm për shumë funksionime vitale. Për më shumë, mund ta keni si suplement të rregullt.

VITAMINA C

Eco Higjiena

Vitamina C është një tjetër ilaç, që nuk duhet lënë anash nga ushqimi i ekuilibruar. Kjo vitaminë po ashtu ndalon formimin e gurëve dhe nxit eliminimin e tyre gradual. Këtë vitaminë mund ta merrni përmes pilulës, apo ushqimeve të pasura, si: guavaqershi të kuqe, kivi, shparguj.

LAJTHITË

Lajthitë e shijshme janë shumë të shëndetshme, sepse parandalojnë formimin e gurëve. Shihet si një ushqim parandalues dhe preferohet të konsumohet nga të gjithë ata që vuajnë nga kjo gjendje. Mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, edhe në formë të pluhurit e tëpërzier me kakao.

UJI

Uji është mënyra më e thjeshtë dhe ilaçi shtëpiak më efektiv për të hequr qafe gurët nga veshkat. Për më shumë, duhet ta pini edhe gjatë ushqimit. Sidomos, ujin duhet ta konsumoni si punën e parë në mëngjes në lukth të thatë. Sasia ideale është dy litra brenda ditës.

(Kosova Sot)