ARKATANA

Ilaçet shtëpiake për shërimin e kariesit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kariesi në dhëmbë është baktere e verdhë që rritet dhe ngjitet në smaltin e dhëmbëve, sidomos përreth mishrave. Shkaktohet nga kripërat minerale, ushqimi dhe përbërësit e tjerë që promovojnë rritjen e këtij bakteri në sipërfaqen e dhëmbëve. Kjo shkakton inflamacion dhe dëmtim të dhëmbëve. E mira në gjithë këtë mes është se ekzistojnë ilaçe natyrale për trajtimin e kësaj gjendje.

Soda e bukës

Soda e bukës është ilaç klasik për largimin e pllakave nga dhëmbët. Ky ilaç neutralizon acidet e dëmshme dhe ndalon rritjen e bakterit që shkakton infeksione të rrezikshme.

Përbërësit:

1 lugë sodë të bukës;

¼ e lugë kripë.

Udhëzimet:

Kombinoni dy përbërësit dhe shtoni një sasi ujë për të krijuar pastë. Përdorni brushën tuaj për të pastruar dhëmbët dhe e lini për 5 minuta para se t’i shpëlani dhëmbët.

Lëvorja e portokallit

Vitamina C në lëvoren e portokallit është një nga përbërësit më të fortë në ndalimin e rritjes së baktereve që dëmton smaltin e dhëmbit.

Përbërësit:

1 lëvore portokalli.

Udhëzimet:

Merrni një lëvore të freskët të portokallit dhe me pjesën e brendshme të bardhë fërkoni për tre minuta dhëmbët. Përsëriteni këtë metodë çdo natë para se të shkoni në shtrat.

Dredhëzat

Të pasura me acide natyrale, dredhëzat paralajmërojnë ambientin se bakteri nuk duhet të zhvillohet. Parandalojnë humbjen dhe dëmtimin e dhëmbit dhe kanë efekt alkalin në trup.

Përbërësit:

2 dredhëzat të shtypura.

Udhëzimet:

FITORJA

Merrni dy dredhëza dhe më pas i shtypni. Me këtë sasi për shtatë ditë rresht fërkoni dhëmbët tuaj.

Gjethet e majdanozit

Kjo bimë është e pasur me përbërës antibakterialë që përmirësojnë shëndetin oral në përgjithësi. Duke përdorur majdanozin do të hiqni pllakat dhe vrisni bakterin që shkakton dëmtim.

Përbërësit:

6 gjethe të majdanozit;

1 gotë ujë.

Udhëzimet:

Gjethet e majdanozit i vini në gotën me ujë të vluar. E lini të qëndrojë për 10 minuta, më pas me këtë përzierje se shpëlani gojën dhe pastroni dhëmbët si zakonisht. Përsëriteni tre herë në ditë.

Pasta shtëpiake

Të përgatitësh një pastë kundër pllakave në dhëmbë nuk kërkon kohë dhe kemikate të vrazhda. Përbërësit në këtë pastë mbrojnë dhëmbët dhe i bëjnë më të bardhë.

Përbërësit:

½ e gotë vaj kokosi;

2 lugë sodë të bukës;

2 paketime pluhur të bimës stevia;

20 pika vaj esencial të mentës.

Udhëzimet:

Kombinoni të gjithë përbërësit në një kavanoz që mbyllet kur të formohet pasta homogjene. Merrni pak sasi nga kjo dhe e hidhni në brushë dhe pastroni dhëmbët me të. Përsëriteni 3-4 herë në ditë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.