UBT

Ilaçet shtëpiake me të cilat mund ta trajtoni bronkitin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Bronkiti ndodh kur viruset apo bakteret shkaktojnë inflamacion apo infeksion në gypat bronkialë. Simptomat përfshijnë kollën me mukozë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoks ose kongjestion dhe grip. Para se të përcaktoheni për ilaçe dhe antibiotik, ju rekomandojmë këto ushqime që veprojnë si ilaçe shtëpiake.

Hudhra

Hudhra është e hatashme kundër bronkitit, pasi është e pasur me veti kundër viruseve dhe vepron si antibiotik. Provoni ta qëroni dhe ta shtypni një thelb të hudhrës. I shtoni në një gotë qumësht para se ta vloni. E konsumoni këtë përzierje në mbrëmje, para se të flini.

Uji me kripë

Mënyrë e mirë për të kërkuar lehtësim nga efektet irrituese të bronkitit është të shpëlani fytin me ujin me kripë të tretur në të, disa herë në ditë. Vetëm përzieni një lugë të vogël kripë në ujin e vakët. Shpëlajeni gojën disa herë brenda ditës. Kjo përzierje zbut fytin e thatë.

Mjalti

Kjo është mënyra e duhur për të hequr qafe kollën kur bëhet fjalë për bronkitin. Posedon cilësi që e zbut fytin e thatë. E forcon edhe sistemin imun kundër sëmundjeve. Përzieni një lugë mjaltë në një gotë çaj. Duke shtuar pika limoni vetëm sa e përmirësoni gjendjen.

Fundamenti

Qepa

Qepa ndihmon në lehtësimin nga simptomat e bronkitit, duke tretur mukozën dhe gëlbazin. Në formën lëngshme, ndalon krijimin e mukozës dhe gëlbazin. Pini një lëng të qepës në mëngjes, pa konsumuar asgjë tjetër. Po ashtu, qepën e papërpunuar mund ta shtoni në sallatë.

Farat e susamit

Këto fara në veçanti janë të përdorshme në trajtimin e bronkitit dhe shërojnë dhimbjet në gjoks. Përzieni farat e susamit me fara të lirit, mjaltë dhe pak kripë, e konsumoni natën para se të flini. Provoni edhe përzierjen e gjysmë luge susam të thatë dhe dy lugë ujë.

Uji

Uji gjithsesi është ilaçi kundër bronkitit. E mban trupin e hidratuar. Sasia e rekomanduar është tetë deri dhjetë gota ujë në ditë. Edhe frutat e freskëta apo lëngjet e perimeve mund të ndihmojnë. Fillojeni ditën me lëng të freskët të perimeve me ujë të përzier.

(Kosova Sot)