Ilaçet shtëpiake kundër inflamacionit të nyjave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Inflamacioni i nyjave shfaqet falë tensionimit të tepërt të nyjave apo si pasojë e lëndimeve. Kohë pas kohe, shkaktohet nga sëmundjet degjeneruese si osteoartriti. Në këtë artikull do të mësoni për ilaçet shtëpiake më efektive që përdoren në Tajlandë për shërimin e nyjave që kanë pësuar inflamacion.

ÇAJ XHENXHEFILI

Në Tailandë dhe në shumë pjesë të tjera të planetit, xhenxhefili njihet si një ilaç shtëpiak shumë efektiv për dhimbjet në nyja. Nuk është befasi pasi është përdorur nga mjekët tradicional për t’u marrë me inflamacionet. Përgatitja dhe konsumimi i një gotës me çaj xhenxhefili dy deri tre herë në ditë ju ndihmon në minimizimin e dhimbjeve në nyj

SHAFRANI

Ngjashëm me xhenxhefilin, edhe shafrani po ashtu është një erëz mjekësore e shkëlqyeshme kundër inflamacioneve, përdoret edhe në kuzhinë po ashtu. Sikurse edhe xhenxhefili, mund të përfitoni nga kjo erëz duke përgatitur çaj. Mund t’ia shtoni edhe disa pika ujë derisa ta shndërroni në pastë. Pastën e aplikoni aty ku keni dhimbje për të lehtësuar dhimbjet e nyjave.

KONSUMONI HUDHËR

Nuk është fshehtësi se hudhra është ilaç ku shumica besojnë se e ul shtypjen e lartë të gjakut dhe redukton rreziku për sulm në tru. Në Tailandë dhe në shumë vende të tjera, hudhra shpesh përfshihet si një substancë kundër inflamacioneve. Për çdo ditë, përtypni 2 deri 3 thelpinj, apo shtojeni në gjellët tuaja.

RCCOLA

ÇAJI I GJELBËR

Në vende të ndryshme në Azi, si në Tajlandë për shembull, çaji i gjelbër konsumohet në mënyrë që t’i shërojë inflamacionet. Për çdo ditë mund ta konsumoni një gotë çaj të gjelbër për t’i lehtësuar dhimbjet në nyja, pa pasur nevojë për ilaçe. Çaji i gjelbër funksionon për fatin se përmban substanca kundër inflamacioneve dhe si antioksidues.

SPIRULINA

Spirulina është një lloj bakteri që rritet në ujë. Sipas shkencëtarëve, ofron veti të shumta shëndetësore për qenien njerëzore, një prej tyre është në reduktimin e inflamacioneve në nyja. Mund ta konsumoni në formë të tabletës dhe në formë pluhuri.

HANI OSE PINI BARIN ENGJËLL

Megjithëse nganjëherë i referohet si bar Pekini, shumë njerëz në Tajlandë që preken nga inflamacionet e nyjave përfitojnë nga ky lloj bari, që e quajnë edhe bar engjëll. Kjo për faktin se është dëshmuar efikasiteti kundër inflamacioneve. Ky bar mund të konsumohet si perime apo edhe në formë të çajit.

(Kosova Sot)