FITORJA

Ilaçet shtëpiake kundër angjinës – dhembjes së gjoksit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

HUDHRA
Hudhra është njëri ndër “ilaçet” më efikase shtëpiake kundër angjinës. Sipas një studimi të vitit 2006, të publikuar në revistën “Journal of Nutrition”, konsumimi i rregullt i hudhrës mund t’i parandalojë sëmundjet kardiovaskulare. – qiteni ½ të lugës lëng hudhre dhe përziejeni me ujë të vakët dhe pijeni. – si masë parandaluese hani 1-2 thelpinj të freskët të hudhrës çdo ditë, në bark të thatë.

SPECAT DJEGËS
Specat djegës mund ta largojnë dhembjen angjinoze. Ata përmbajnë sasi të mëdha të substancës kapsaicinë, e cila ka veti antiinflamatore dhe rregullon qarkullimin e gjakut në zemër. – Shtoni ½ apo 1 lugë çaji biber djegës në 1 gotë me qumësht, apo lëng pemësh. – Si preventivë mund ta përdorni këtë biber çdo ditë, në sasi të vogla.

XHENXHEFILI
Xhenxhefili është një ilaç tjetër shtëpiak, efikas kundër angjinës. Gingerol, një substancë kimike që gjendet në xhenxhefil, ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Duke qenë antioksidues, ai i mbron edhe enët e gjakut. – Kur të keni dhembje të gjoksit, pijeni një filxhan çaj xhenxhefili. Atë çaj e përgatitni duke qitur 1 lugë të xhenxhefilit të gërryer në një filxhan me ujë të nxehtë. – Si preventivë, hani një sasi të vogël të xhenxhefilit të freskët në bark të thatë çdo ditë.

BAJAMET
Bajamet janë të pasura me thartira gjysmë të ngopura yndyrore, të cilat e ulin nivelin e kolesterolit dhe e përmirësojnë shëndetin e zemrës. – Përzieni sasi të barabarta të vajit të bajameve dhe të trëndafilit. Fërkojeni gjoksin me këtë përzierje. Angjina do të largohet shpejt. – Si preventivë, hani rreth një grusht bajame të freskëta çdo ditë.

FITORJA

SHAFRANI I INDISË
Edhe shafrani i Indisë preferohet si ilaç shtëpiak kundër angjinës. Përbërësi i tij aktiv, i quajtur kurkuminë, ndihmon në zvogëlimin e oksidimit të kolesterolit, krijimit të pllakave dhe droçkave në enët e gjakut. – shtoni ½ lugë të çajit shafran të Indisë në një gotë qumësht dhe vlojeni atë. Shtoni pak mjaltë dhe pijeni derisa është ende i ngrohtë. – Për ta përmirësuar shëndetin, përfshijeni pluhurin e kësaj mëlmese në menynë tuaj të përditshme.

THARTIRAT YNDYRORE OMEGA-3
Këto thartira yndyrore e ulin nivelin e yndyrës në gjak dhe parandalojnë angjinën. Ato kanë edhe veti antioksiduese. – Hani 2 deri 3 shujta me peshq me dhjamë në javë, sikur që janë salmoni, tuna, harenga, sardinet, etj. – Mund të merrni edhe kapsula të thartirave yndyrore omega-3 deri 500 mg në ditë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.