FITORJA

Ilaçet që kontrollojnë gazrat në zorrë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vuajtja nga gazrat në zorrë është diçka që ju shqetëson. Janë të vendosura në abdomen që ju bën të ndiheni të fryrë dhe në dhimbje. Shkaktohen prej gazrave që mbesin të bllokuara në zorrën e trashë. Në vijim ju paraqesim ushqimet që ju ndihmojnë t’i hiqni qafe këto gazra.

Xhenxhefili

Thjesht, është ideal. Përgatitni çaj xhenxhefili me rrënjët e tij apo shtoni një sasi të tij në ushqimin tuaj. Pa kurrfarë dyshimi ofron ndihmë të madhe për tretjen e ushqimit dhe parandalon gazrat.

Uthulla e mollës

Një tjetër ilaç natyral dhe shumë efektiv, i rekomanduar nga mjekët. Vetëm tretni dy lugë uthull molle në një gotë me ujë dhe e pini gjatë shujtave apo pas tyre. Ju ndihmon të tretni ushqimin dhe parandalon fryrjet.

Luleradhiqet

Një bimë e zakonshme për të gjithë, luleradhiqja ka veti të shumta shëruese në lulet e saj të vogla dhe ju dhuron lehtësim nga gazrat. Mund të konsumoni si një infuzion dhe ta hidhni në ushqime si një ekstra erëz.

Hidromorava

Çaj me kanellë

Në përgjithësi, konsumimi i çajit nga kamomili, karafili apo kanella ndihmon në eliminimin e baktereve që shkaktojnë çrregullim në punën e zorrëve. Pini çaj nga kanella dhe do të ndiheni më rehat.

Lëngu i limonit

Përbërësit e limonit kanë veti të shumta shëruese në shumë aspekte falë acideve, është më shumë se ideal për gazrat në zorrë. Për më shumë, mund të pini pak lëng limoni në mëngjes porsa të jeni zgjuar.

Hudhra

Hudhra është një aleat i shkëlqyeshëm për shumë aspekte. Përbërësit e tij përmirësojnë tretjen dhe reduktojnë gazrat në zorrë. Ilaç i mirë është përzierja e hudhrës me pak piper të zi.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.