GRANDEMALL

Ilaçet natyrore kundër dhembjes së dhëmbit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zakonisht thonë se, me dhembje të dhëmbit, nuk ka! Sido që të jetë, nuk jeni të detyruar ta duroni këtë dhembje. Luftojeni atë me preparate natyrore.

Kripa dhe piperi i zi

Që të dy këta përbërës kanë veti antibakteriale, antiinflamatore dhe analgjetike (d.m.th. e largojnë dhembjen)

Përzieni sasi të njëjta të kripës dhe piperit të zi, duke shtuar disa pika ujë, sa për të formuar një si qull.

Vendoseni këtë qull në dhëmbin që ju dhemb dhe lëre që të rrijë për disa minuta.

Bëjeni këtë disa herë në javë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hudhra

Hudhra është një antibiotik natyror, që e largon edhe dhembjen e dhëmbit.

Përziejeni një thelb të shtypur të hudhrës me pak kripë dhe vendoseni direkt në dhëmbin që ju dhemb. Nëse preferoni, mund ta përtypni një a dy thelpinj hudhre.

Përsëriteni këtë për disa ditë.

Karafilat

Karafilat kanë veti antiinflamatore, antibakteriale dhe antioksiduese, por veprojnë edhe si anestetikë.

Bluani dy karafila të tërë. Shtoni pak vaj ulliri, apo të perimeve dhe vendoseni në vendin ku ju dhemb dhëmbi.

Mundeni edhe ta merrni një copë pambuku, ta zhytni në vaj karafili dhe ta fërkoni me të dhëmbin që ju dhemb.

Uji Dea

Përziejeni një thelb të shtypur të hudhrës me pak kripë dhe vendoseni direkt në dhëmbin që ju dhemb. Nëse preferoni, mund ta përtypni një a dy thelpinj hudhre.

Qepa

Qepët kanë veti antiseptike dhe antimikrobike, të cilat e luftojnë dhembjen e dhëmbit.

Sapo t’ju paraqitet dhembja e dhëmbit, përtypni qepë të freskët disa minuta, për ta larguar dhembjen.

Nëse nuk mund ta përtypni, vendoseni një copë qepë të freskët në dhëmbin që ju dhemb, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Katrorët e akullit

Akulli mund të ndihmojë në largimin e dhembjes së dhëmbit, duke mpirë mbaresat nervore.

Mbështilleni një copë të vogël të akullit në një leckë të hollë. Mbajeni në faqe afër dhëmbit që ju dhemb për disa minuta.

Një teknikë e akupresurës preferon që ta fërkojmë akullin midis gishtit të madh dhe atij tregues, për disa minuta, për ta larguar dhembjen e dhëmbit.

Ujë i ngrohtë me qepë

Një gotë e thjeshtë me ujë të vakët me kripë mund t’ju ndihmojë në largimin e dhembjes së dhëmbit.

Përzieni gjysmë luge kripë kuzhine në një gotë me ujë të vakët dhe përdoreni atë ujë për shpëlarjen e gojës. Kjo do ta zbusë ënjtjen dhe inflamacionin.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.