ARKATANA

Ilaçet natyrale që lehtësojnë dhimbjet në muskuj

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Dhimbjet e muskujve shpeshherë ndërlidhen me tensionimin e tyre, ngritjen e peshave të tepërta apo si pasojë e lëndimit nga aktiviteti fizik. Dhimbjet në muskuj përfshijnë muskuj të caktuar dhe shfaqen ose gjatë ushtrimeve apo gjatë natës pas ushtrimeve. Po ashtu, mund të jenë shenjë e sëmundjes së krejt trupit. Falë disa bimëve shëruese, këto simptoma mund t’i trajtoni në shtëpi në mënyrë efektive dhe krejt natyrale

ROZMARINË DHE ALKOOL

Rozmarina është shumë efektive në relaksimin e muskujve, që lehtësojnë ngërçet dhe dhimbjet që lidhjen me ushtrimet fizike. Përbërësit: 3 ½ e gotës alkool “isopropyl” (700 ml) 3 lugë gjethe të thata të rozmarinës (45 g). Përgatitja: Mbusheni një shishe me alkoolin “isopropyl” dhe shtoni gjethet e rozmarinës. E lini të pushojë për rreth 24 orë, e përzieni dhe më pas e përdorni të kulluar. Aplikojeni përzierjen në muskujt me dhimbje me lëvizje të buta qarkore. E lini të thahet vetvetiu.

PËRZIERJA ME KIVI DHE BANANE

Dhimbjet e muskujve shpeshherë përkeqësohen si pasojë e mungesës së kaliumit. Në raste të tilla, bananet janë ilaç i shkëlqyeshëm për t’i lehtësuar këto dhimbje për faktin se bananet përmbajnë kalium. Kivi po ashtu përmban shumë vitamina C dhe kalium, nutrient shumë të rëndësishëm në lehtësimin e dhimbjeve në muskuj. Përbërësit: 3 banane të shtypura 2 gota ujë (500 ml) 2 kivi. Udhëzimet: Qëroni dhe copëtoni bananet dhe kivit dhe i përzieni në blender. I përzieni për 4 minuta. E pini përzierjen para ushtrimeve apo para se të bëni një aktivitet tjetër fizik.

Mobi Casa

LËNGU ME PJEPËR, LIMON DHE RRUSH QË NDALON NGËRÇET

Ky lëng është i hatashëm për trajtimin në mënyrë natyrale për muskujt me dhimbje. Kombinimi i këtyre tre përbërësve ofron shumë kalium për trupin tuaj, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe ngërçeve në muskuj. Përbërësit: 1 rriskë pjepri 2 limonë të shtrydhur 6 kokrra rrushi 1 gotë ujë (250 ml). Udhëzimet: Përzieni rriskën e pjeprit, lëngun e dy limonëve dhe korrat e rrushit për 4 minuta, derisa të keni një masë homogjene. Përmbajtjen ta derdhni në një gotë dhe e pini. Është me rëndësi që këtë lëng ta pini para secilit aktivitet fizik.

UTHULLA E MOLLËS

Dhimbjet e muskujve prekin njerëz të të gjitha moshave dhe mund të shfaqen si pasojë e shumë arsyeve. Dikush nuk qëndron si duhet, si pasojë lëndimeve, shtatzënisë apo ngritjes së peshave të rënda. Uthulla e mollës është e pasur me kalium kështu që është e hatashme për trajtimin e ngërçeve të muskujve. Përbërësit: 2 lugë uthull molle (30 ml) 2 gota ujë të ngrohtë (500 ml) Udhëzimet: Përzieni dy përbërësit dhe e konsumoni ilaçin.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.