GRANDEMALL

Ilaçet natyrale që ju ndihmojnë të flini

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien mendore dhe psikike. Por, a jeni duke fjetur mjaftueshëm? Ja gjashtë ilaçet e përgatitura që ju ndihmojnë të kaloni në “botën e ëndrrave”.

ILAÇI ME UTHULL MOLLE DHE MJALTË

Ky kombinim është i pasur me aminoacide esenciale që lufton lodhjen që parandalon pushimin. Ky ilaç prodhon serotoninë dhe melatoninë, kemikate në tru që rregullojnë gjumin. Përbërësit: • 2 lugë uthull molle (20 ml); • 1 lugë mjaltë (25 g); • 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: • Përzieni uthullën e mollës dhe mjaltin në një gotë ujë të ngrohtë dhe e pini gjysmë orë para se të shkoni në shtrat. • Ta konsumoni çdo natë derisa ta zgjidhni problemin e pagjumësisë

ILAÇI ME BIMËN VALERIANA

Çaji nga valeriana është sedativ dhe ilaç kundër inflamacioneve që liron tensionimet e muskujve, ndihmon të zhyteni në gjumë të thellë. Përbërësit: • 1 gotë ujë (250 ml); • 1 lugë valeriana (10 g); • Mjaltë. Përgatitja: • Shtoni bimën valeriana në gotën me ujë të vluar. • Kur të ketë qëndruar, e përzieni dhe shtoni mjaltin. • E pini 20 minuta para se të shkoni në shtrat.

ILAÇI ME KAMOMIL

Kamomili është zgjedhje natyrale te problemet me pagjumësinë dhe çrregullimet tjera të gjumit. Përbërësit e saj qetësues zbutin tensionimet e muskujve dhe mendjen. Përbërësit: • 1 lugë lule kamomili (10 g); • 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: • Shtoni lulet e kamomilit në gotën me ujë të ngrohtë. • Kur të ketë pushuar paksa, e filtroni dhe e pini. • Ta konsumoni çdo natë para gjumit.

Eco Higjiena

ILAÇI ME LËVORE TË BANANES

Çaji i përgatitur nga lëvoret e bananes përmban sasi të madhe me triptofan, substancë që nxit prodhimin e melatoninës. Kështu luftoni stresin dhe lodhjen, dy faktorë që ndërlidhen me problemet e gjumit. Përbërësit: • Lëvoren e një bananes; • 1 gotë ujë (250 ml); • ½ e lugës kanellë (2 g). Përgatitja: • Lëvoren e bananes e shtoni në gotën me ujë dhe e lini të vlojë për 5 minuta në temperaturë të ulët. • Pas 5 minutash, shtoni kanellën dhe lini përzierjen të qëndrojë për 15 minuta. • Kur të ketë arritur temperaturën, kur mund ta konsumoni, e përzieni dhe e pini para se të shkoni në shtrat.

ILAÇI ME MARULE

Ilaçi natyral i përgatitur me gjethet e bimës marule është një nga ilaçet më të vjetra, të cilin e kanë përgatitur gjyshet kohë më parë për t’i hequr qafe problemet me pagjumësinë. Përbërësit: • 3 gjethe marule; • 1 gotë ujë (250 ml); • 1 lugë mjaltë (25 g). Përgatitja: • Copëtoni gjethet e bimës dhe i vloni në një gotë ujë. • Kur të kenë vluar, hiqni nga pllaka dhe i lini të pushojnë për 10 minuta. • Filtroni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe e pini para se të shkoni në shtrat.

ILAÇI ME ARRË-MYSHKU DHE QUMËSHT

Ky ilaç me arrë-myshku dhe qumësht posedon nivele të larta me triptofan. Ky aminoacid esencial rrit nivelin e neurotransmeuesve që na futin në gjumë në mënyrë natyrale Përbërësit: • 1 lugë arrë-myshku (5 g); • 1 gotë qumësht (250 ml). Përgatitja: • Shtoni lugën me arrë-myshk në gotën e qumështit të vluar dhe e konsumoni para se të shkoni në shtrat. • Ta konsumoni çdo natë dhe e kontrolloni pagjumësinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.