Uji Dea

Ilaçet natyrale për vështirësi në frymëmarrje

/ 2 minuta lexim

Quhet kongjestion nazal kur keni vështirësi në thithjen e ajrit. Kjo ndjenjë është kur thuajse ju ka ngecur diçka në fyt dhe nuk e lejon ajrin të kalojë. Nganjëherë i referohemi si hunda e bllokuar.Kjo ndodh kur një komponentë rreth zgavrës nazale ënjtet, duke ndërtuar mukozë. Para se ta vizitoni mjekun, ju paraqesim disa ilaçe natyrale që dhurojnë efekt

Ushqimet pikante

Nëse jeni nga ata që pëlqeni ushqimet pikante, lum për juve. Jo vetëm se do të kënaqeni në ndryshimin e shijes, por kjo do të jetë heroi juaj i ditës. Duke konsumuar ushqime pikante do ta përmirësoni depërtimin nëpër mukozë, nëpër kanalet nazale. Madje, do të ndjeni lehtësim edhe te sinuset, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngu i nxehtë i domateve

Përdoreni këtë lëng dy herë në ditë. Ja si ta përgatisni: Vloni një lugë të shtypur hudhër me një gotë lëng të domates, një lugë lëng limoni, një lugë salcë pikante dhe pak selino.

Uthulla e mollës dhe hudhra

Mobi Casa

Uthulla e mollës e hollon mukozën duke pastruar kongjestionin. Përzieni një lugë mjaltë me dy lugë uthull molle në një gotë ujë të ngrohtë. Konsumojeni këtë përzierje dy ose tri herë në ditë. Nëse hudhrën e hani të papërpunuar, po ashtu do të keni lehtësime. Po ashtu, mund ta përzieni ½ e lugës shafran pluhur. Mund ta pini rregullisht.

Çaj të bimëve

Duke pirë çajin e bimëve, do të hidhni jashtë helmet e grumbulluara në trupin tuaj, e kjo ndikon edhe në hollimin e mukozës në rrugët nazale. Pra, kjo është një veti e dyfishtë shëruese që do ta fitoni me këtë rast, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Inhalimi me avull

Si është në gjendje avulli t’i pastrojë rrugët nazale? Avulli kalon përmes mushkërive dhe depërton te kalimet nazale, duke ndikuar në hollimin e mukozës, duke lehtësuar nga kongjestioni.

(Kosova Sot)