Ilaçet natyrale për rregullimin e hormoneve

Studimet shkencore kanë dëshmuar se bimë të caktuara ndikojnë pozitivisht në punën e hormoneve, ju sjellim recetat natyrale.

UJË I NGROHTË ME LIMON

Uji i ngrohtë nxit humbjen në peshë, heq helmet nga organizmi, përmirëson imunitetin, gjendjen e lëkurës dhe tretjen. Limoni ndihmon që të shmanget dehidrimi dhe përmirësohet tretja.

ÇAJ NGA GJETHET E MJEDRËS

Gjethet e mjedrës që moti janë përdorur për forcimin e muskujve të mitrës. Studimet shkencore kanë dëshmuar se kjo bimë ndikon pozitivisht edhe në punën e hormoneve. Receta është e thjeshtë: një lugë me gjethe të mjedrës (mund të përdoren edhe të thata) me 200 ml ujë të vluar dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Këtë çaj mos e pini para gjumit.

QUMËSHTI I ARTË

Qumështi i artë përmirëson imunitetin dhe sjell ekuilibër të hormoneve në organizëm. Ky lëng ngroh, freskon dhe qetëson, përbëhet nga kurkuma, vaji i kokosit dhe ëmbëltues, që përbëjnë kombinimin për rregullimin e hormoneve dhe ndikojnë mirë në organi

(Kosova Sot)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).