FIDANISHTJA

Ilaçet natyrale për forcimin e imunitetit në luftën kundër gripit dhe ftohjeve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ditët e vjeshtës me vete sjellin edhe shumë ftohje dhe lloje të ndryshme të gripit. Përmes dy recetave të thjeshta, që edhe janë cilësuar shumë efikase edhe prej nutricistëve, do të keni tretje më të mirë të ushqimit, do të keni më shumë energji, ndërsa që shumë shpejt do ta përmirësoni edhe cilësinë e jetës.

Eliksiri i shëndetit – përbërësit:

– Vaj liri

– Limon

– Mjaltë

– Hudhër

Përgatitja e eliksirit:

1. Në fillim, limonin e merrni dhe e pastroni mirë (nëse limoni është i rritur në mënyrë krejt organike, atëherë lirisht mund ta përdorni ashtu si është, pra me lëvore), ndërsa që hudhrën e qëroni.

2. Së bashku i hidhni në blender, e më pas aty shtoni edhe vajin e lirit dhe mjaltin, e më pas së bashku i përzieni të gjithë.

3. Përzierjen e hidhni në një kavanoz tjetër e më pas e lini që të qëndrojë në frigorifer.

Përdorimi:

– Për çdo ditë, merrni nga një lugë gjysmë orë para secilës shujtë (kafjallit, drekës dhe darkës). Nëse ju pëlqen që shija e këtij eliksiri të jetë më e ëmbël, atëherë mund t’i shtoni mjaltë.

Eliksiri i gjelbër – përbërësit:

FIDANISHTJA

– Mollë

– Banane

– Fruta mali (mjedra, boronica, rrush të thatë pa fara . ..)

– Spinaq

– Badem

– Kanellë

– Kuinoa

Përgatitja e eliksirit të gjelbër:

1. Një ditë më herët përgatisni bademin dhe kuinonë, duke i futur në ujë dhe e lini që të qëndrojnë gjatë natës.

2. Ditën vijuese pemët dhe perimet i pastroni, e bananen e shtypni, e të gjithë përbërësit i vendosni në blender.

3. Përzieni mirë, derisa të gjithë përbërësit të ndërlidhen mes vete në një masë të trashë.

4. Ky lëng është zëvendësim i shkëlqyeshëm për shujta, i cili trupit ia ofron gjithë përbërësit e nevojshëm për të mbetur të shëndetshëm, vital dhe të rinj.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.