Hidromorava

Ilaçet natyrale për disa lloje të dhembjes së kokës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nëse një ilaç është i vjetër, kjo nuk do të thotë se nuk ka efekt. Ilaçet e vjetra nga kohët e moçme shpeshherë depërtojnë në zbulimet më të reja. Për shembull, çaji nga shelgu është ilaç i vjetër për dhimbjet në muskuj dhe nyja, reumë dhe dhimbje të kokës. Sot, medikamenti më i shpeshtë dhe më i përdorshëm është aspirina sintetike. Përbërësi bazë në këtë ilaç është rrënja e shelgut. Edhe sot e kësaj dite, shumë pacientë i konsiderojnë ilaçet popullore si shumë të efektshme.

ILAÇET PËR DHEMBJET E KOKËS

1. Përgatiteni një litër çaj nga çaji i gjelbër më i mirë. Derisa ende të valojë, shtoni lëngun e shtrydhur nga dy limonë dhe e lini të ftohet. Pini një gotë çaj si ky çdo dy orë. 2. Në shumë raste, dy lugë të pluhurit të qymyrit në gjysmë gote me qumësht në mënyrë të shpejtë e lehtësojnë gjendjen e pacientit, sidomos nëse ka thartirë në lukth. Në rast të kapsllëkut, shumë persona janë shëruar me një lugë të madhe si kjo duke e konsumuar tri herë në ditë. Qymyri me sythat e shelgut është ilaç për shumë sëmundje.

DHEMBJET E KOKËS SI PASOJË E NERVOZIZMIT

UBT

1. Në një gotë me ujë shtoni një lugë të vogël mentë, më pas e lagni një kompresë dhe e mbani në ballë dhe në sy. Në shumë raste kjo sjell lehtësim. Kur të jetë tharë kompresa, përsëriteni përsëri. 2. Në rast se keni dhembje të forta të kokës, e dhembjet shfaqen si pasojë e nervozizmit, tre deri katër orë pini sasi të madhe të çajit të fortë nga kaçja.

DHEMBJET E KOKËS SI PASOJË E SËMUNDJEVE

1. Në rast të simptomave të theksuara, filloni të pini ujë me limon: në një të katërtën e litrës me ujë të vakët shtoni një lugë të madhe lëng limoni. E pini çdo 15 minuta për një orë rresht. Nëse mund ta duroni, hidhni më shumë lëng limoni dhe e konsumoni me dy herë më shumës sasi të ujit. 2. Profesori Sandborn nga Montreali thekson se bima “Common hop” është ilaç i pagabuar, në rast se keni dhembje koke si pasojë e telashe me mëlçinë. Duhet përgatitur një çaj dhe ta konsumoni një gotë çdo 2-3 orë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.