ARKATANA

Ilaçet natyrale kundër gurëve në veshka

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Veshkat janë organ shumë i rëndësishëm, ndihmojnë në largimin e materieve të dëmshme nga organizmi. Gurët në veshka shfaqen atëherë kur veshkat nuk janë në gjendje t’i përpunojnë helmet në mënyrën e duhur. Ja cilat nga ilaçet natyrale mund të zbutin dhimbjet të shfaqura shkaku i gurëve në veshka, transmeton Kosova Sot Online.

Lëngu nga limoni, vaji i ullirit dhe uthulla e mollës

Këto janë disa nga ilaçet më efikase për gurët në veshka. Kur të ndieni simptomat e para, përzini 60 mililitra vaj ulliri dhe 60 mililitra lëng limoni. Ta pini përnjëherë, e më pas pini edhe 350 mililitra ujë. Prisni gjysmë ore. Më pas lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni e shtoni në 350 mililitra ujë dhe shtoni një lugë uthull molle. Përzini dhe pini lëngun.

Çaj uveja

Ky është një ndër ilaçet më të njohura për problemet me veshkat dhe fshikëzën. Çaji nga bima uveja zvogëlon infeksionin, pastron traktin urinar dhe largon dhimbjet. Personave, që vuajnë nga gurët në veshka, u sugjerohen 500 mililitra çaj uveja në ditë.

Kopra

Kopra është ilaç efikas kundër dhimbjeve që shkaktohen nga gurët në veshka. Pini rreth 3-4 gota çaj në ditë për t’i zbutur dhimbjet.

FIDANISHTJA

Lëngu nga shega

Farat dhe lëngu nga shega është edhe një ilaç efikas kundër gurëve në veshka.

Selino

Selino në mënyrë të shkëlqyeshme ndikon në shëndetin e veshkave dhe komplet traktit urinar. Mund ta shtoni edhe në sallatë, ta pini si çaj apo ta përdorni si shtesë në gjellë.

Borziloku

Çaji nga borziloku posedon një efekt pozitiv në shëndetin e veshkave. Nëse keni telashe me gurët në veshka, merrni një lugë nga përzierja midis lëngut të borzilokut dhe mjaltit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.