Ilaçet natyrale kundër dhimbjeve, që mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj
Nëse ju dhëmb koka, dhëmbi, nyjat ose muskujt, ndihmën kërkojeni në ilaçet natyrale që me sigurti i keni në kuzhinën tuaj.
Kurkuma – është erzë shumë e njohur, por duhet ta dini se në shumë raste është ilaç shumë i mirë. Kurkuma ndihmon kundër llojeve të ndryshme të infeksioneve, dhimbjeve kronike, shpinës me dhimbje dhe muskujve, dhimbjeve të dhëmbit, artritit, e shumë të tjerave. Specat djegës – janë shumë të shëndetshëm me sukses shëron dhimbjet në nyja, të ënjturat në lëkurë, migrenën dhe dhimbjet e kokës.
Qitni tri lugë spec të bluar djegës në një gotë dhe konsumoni. Hudhra – njihet fare mirë për efektin e saj shërues prej një antibiotikut natyral. Dhimbjet e dhëmbit, infeksionet në vesh, shërohen me hudhër. Përgatitni vajin e hudhrës duke shtuar tri hudhra të imtësuara në gjysmë gotë vaj ulliri dhe e lini të vlojë për dy minuta. E lini në frigorifer për dy javë. Ashtu të përgatitur e ngrohni pak dhe e vendosni në vendet ku ndjeni dhimbje. Nëse keni infeksion në vesh, shtoni dy pika të këtij vajit.


