Fundamenti

Ilaçet më të shëndetshme natyrale për pranverë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lëngjet nga pemët dhe perimet janë mënyrë e përsosur për ta filluar ditë, e me këtë rast janë edhe aleatë në luftën kundër lodhjes pranverore.

LËNGU NGA LAKRA VJOLLCË

Ky lëng është shumë i shijshëm, plot me vitamina C. Ju nevojiten 2 gota lakër,3 kërcej selino, 1/2 e limonit, 2 gota dardhë të copëtuar. Thjesht, gjithçka hidhni në blender, shtoni ujin dhe përgatitni lëngun e bukur dhe të shijshëm.

LËNGU I GJELBËR

HW

Lëngjet e gjelbra njihen si më të shëndetshmit, e ky lëng është përplot me vitamina, derisa me shijen e vet ju kthjellë sa hap e mbyll sytë. Ju nevojitet një selino ,1 trangull, 2-3 gjethe të lakrës jeshile,1 limon, 1 lugë xhenxhefil të bluar, 1/2 e gotës lulelakër, 1 gotë majdanoz dhe 2 dardha. Ato që quht qëruar i qëroni, i pastroni dhe i vendoni në blender.

LËNGU NGA KAROTA

Kur ta përgatisni këtë lëng, do të befasoheni sa ngjyrë të bukur dhe të fortë posedon. Në blender hidhni 5-6 karota të qëruara e të copëtuara, 1 trangull, 1 molë,1 limon dhe pak xhenxhefil. Sipas dëshirës, mund të shtoni dhe pak shegë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.