Eko Higjiena

Ilaçet më të mira natyrale që largojnë ftohjen dhe forcojnë trupin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Simptomat e ftohjes mund t’i zbutni me lëngje të ndryshme, me përbërës natyralë. Dihet se ftohjen dhe forcimin e trupit mund ta bëni përmes forcimit të sistemit imun.

ÇAJ NGA XHENXHEFILI

Një nga këshillat, që është preventive kur të shfaqen simptomat e para të ftohjes, gripit apo virozës, është çaji nga xhenxhefili. Merrni një rrënjë xhenxhefil, rreth dy centimetra dhe e bluani imët dhe e derdhni në ujin e vluar. Le të qëndrojë për 10 minuta, më pas e pini tre herë në ditë.

MJALTI

Dihet se e forcon imunitetin dhe ndihmon të keni më shumë energji dhe të jeni të shëndetshëm. Shtoni një lugë mjaltë ujit me kripë me të cilin e shpëlani fytin, mund ta shtoni edhe në kafe apo çaj. Mjaltin mund ta pini edhe me ujë të vakët, duke shtuar lëng limoni.

LIMONI

Është plot me vitamina C, që mbron trupin e njeriut. Është dëshmuar se limoni zvogëlon simptomat dhe kohëzgjatjen e gripit. Prandaj, shtoni lëng limoni çajit ose përgatitni limonadë të ngrohtë me mjaltë: në dy decilitra ujë të vakët shtrydhni gjysmë limoni dhe shtoni një lugë mjaltë.

ÇAJI I GJELBËR

Njihet shumë veti shëruese të çajit të gjelbër që ju ndihmojnë të jeni të shëndetshëm, duke ju përgatitur të mbroheni nga gripi dhe ftohjet. Ka mbetur vetëm të kuptohet sa gota janë optimal, por ekspertët sugjerojnë se dy deri tri gota në ditë mjaftojnë.

ARKATANA

UJI I NJELMËT

Si sprej vendor dhe preparat për shpëlarjen e fytit, uji i njelmët qëmoti njihet i efektshëm për qetësimin e inflamacioneve të fytit. Shpëlani fytin me gjysmë lugë kripë në një gotë ujë të ngrohtë me ujë, katër herë në ditë. Për shpëlarjen e hundës tretni ¼ e lugës në një gotë ujë të ngrohtë.

LËNGU ME HUDHËR

Nëse i tremb vampirët, mundet t’i largojë edhe sëmundjet, thotë mjeku i njohur me prejardhje turke, dr. Oz. Hudhra përmban substance që nxitin forcat mbrojtëse të organizmit, para së gjithash alicinë, substance kjo që lehtë- son simptomat e ftohjes dhe gripit. Copëtoni dy thelpinj të hudhrës, hidhni në ujë të ngrohtë dhe e pini si çaj.

TRUMZA KUNDËR KOLLËS

Kombinimi I trumzës do të zbutë kollën dhe nxit pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Si një alternative të mirë kundër kollës, shumica e njerëzve përcaktohen për disa pika ekstrakte nga trumza në ujë të ngrohtë ose t’i hidhni në çajin që e pini.

PINI UJË PARANDALOJENI DEPËRTIMIN E BAKTEREVE

Pos lëkurës, të gjitha sipërfaqet mbrojtëse në trup janë të lëngshme. Sytë, goja, hunda, mushkëritë, lukthi dhe zorrët, përdorin ujin për ta mbajtur të shëndetshme atë shtresë mbrojtëse. Nëse nuk jeni të hidratuar, këto shtresa të lëngshme humbin aftësinë e mbrojtës.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.