FITORJA

Ilaç për gjithçka: Recetat ku kaçja ofron shërim

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Se kaçja është diçka që ofron shumë nga vetja e saj, e kanë vërtetuar shumë studime të ndryshme. Përmes recetave të ndryshme, kaçja di të jetë shumë domethënëse dhe shëruese. Në vijim ju paraqesim disa receta rreth asaj se si ndihmon kaçja në shëndetin e njeriut.

KUNDËR ANEMISË Përzieni 2 lugë kaça, 2 lugë kokrra rrush pa fara dhe 2,5 dl ujë të ftohtë. Kaçen e thatë të imtësuar dhe kokrrat e rrushit pa fara i përzieni me ujin e ftohtë, e vloni për 10 minuta. Pini tri gota çaj si ky kundër mungesës së hekurit në gjak.

KUNDËR GRIPIT DHE FTOHJES Përgatitja: 30 gr kaçe, 20 gr gjethe të blirit, 20 gr gjethe të shtogut, 10 gr pelin, 2,5 dl ujë të vluar dhe 1 lugë të përzierjes e përzieni me ujë të vluar. Të mbuluar e lini për 10 minuta. Çajin e ëmbëltoni me mjaltë. E pini 2-3 herë në ditë.

PËRZIERJA PËR PASTRIMIN E GJAKUT Përzieni 20 gr kaçe, 10 gr gjethe të shelgut. Me rastin e përgatitjes së çajit një lugë të përzierjes e përzieni me një gotë ujë të vluar, e lini të mbuluar që të qëndrojë për 15 minuta. Pini tri gota çaj në ditë.

GRANDEMALL

KUNDËR GURËVE NË VESHKA Çaji nga farat e shtypura të kaçes duhet zier për 30 minuta, e më pas të mbuluar e lini edhe për një orë. Çaji ka shije të këndshme, sepse farat përmbajnë vanilinë. E përdorni kundër gurëve dhe sëmundjeve të tjera në veshka, fshikëzës dhe reumës.

ÇAJ DIURETIK Përgatitja: 50 gr kaçe, 20 gr rrënjë të bimës gjemb lepuri, 10 gr gjethe të shelgut, 10 gr luleradhiqe, 2,5 dl ujë të vluar dhe 1 lugë të përzierjes e përzieni me ujin e vluar. Të mbuluar e lini për 10- 15 minuta. Çajin ta merrni 2-3 herë në ditë.

KUNDËR REUMËS Përzieni nga 30 gr gjethe të trëndafilit, blirit dhe shtogut. Dy lugë të mëdha të përzierjes i përzieni me 1 litër ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini për 20 minuta.]ajin e pini të ngrohtë dhe sipas dëshirës mund ta ëmbëltoni me mjaltë. Ky çaj ndihmon edhe në shërimin e ftohjes, sepse nxit djersitjen.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.