Mobi Casa

Ilaç natyral: Katër përdorime mjekësore të hudhrës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ja në cilat mënyra mund ta përdorni hudhrën si ilaç natyral

Kundër akneve

Hudhra e imtësuar mund t’u shtohet maskave dhe losioneve për fytyrë. Mirëpo, mënyra më e thjeshtë është që të vendoset në mënyrë të drejtpërdrejtë në hapësirat problematike. Lëngu nga hudhrat e shtypura i than dhe eliminon aknet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Eliminon kërpudhat në thembra

Hudhra përmban përbërës kundër kërpudhave. Nëse keni kërpudha në thembra apo shputat e këmbëve, mund t’i hiqni qafe me një banjë me hudhër. Shtoni 10 thelpinj të hudhrës në një litër ujë, i futni këmbët dhe i mbani për disa minuta. Po ashtu, mund të përzieni të njëjtat sasi të hudhrës së imtësuar dhe vajit të ullirit dhe ta vendosni përzierjen në vendet e infektuara.

RCCOLA

Ndalon dhimbjen e dhëmbit

Nëse keni dhembje dhëmbi, vendosni thelbin e qëruar të hudhrës midis mishit dhe anës së brendshme të faqes. Dhimbja do të zhduket shpejtë.

Kundër ftohjes, infeksioneve dhe forcon imunitetin

Vendoseni thelbin e hudhrës në gojë dhe e mbani për rreth 30 minuta. Efekti i përtypjes së hudhrës në orët e mëngjesit është i hatashëm. Në këtë mënyrë, përdorimi i hudhrës ndikon kundër ftohjes, infeksioneve me viruse dhe e forcon sistemin imun.

(Kosova Sot)