FITORJA

Iku nga kjo botë njeriu i veprave të mëdha kombëtare i trojeve të Medvegjës dr.Ramadan Xhema (1936 – 2020)

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Më 8 dhjetor 2020, u nda dhe iku nga kjo botë veprimtari i madh i kauzës kombëtare shqiptare nga Tupalla e Medvegjës, Dr. Ramadan Xhema. Dr. Ramadani u lind në vitin 1936, në familjen e njohur të Muhaxhirêve të parë, Xhema, nga Vranoci i Lebanës, e të vendosur në Tupallë. Shkollën fillore e kreu në Medvegjë, në gjuhën serbe. Pas kësaj, në Prishtinë regjistrohet në gjimnaz, e pas një kohe transferohet në shkollën e Mësuesisë në Gjakovë, për t‘u transferuar përsëri e diplomuar në gjimnaz.

Punon një kohë si mësues në Prishtinë, por jo shumë dhe regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë.

Në vitin e dytë të studimeve arrestohet nga UDB-ja e Serbisë gjoja për veprimtari në krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Duke e transportuar për në burgun e Leskocit, siç ishte shumë i shkathtë, me duar të lidhura, i shqelmon policët përcjellës dhe kërcen nga vagoni i trenit.
Kështu për një periudhë kohore jeton në arrati, por përsëri e arrestojnë.
Mbase, në Gjykatën e Leskocit lirohet, në mungesë të fakteve.
Në të vërtetë ai i pengonte regjimit të asaj kohe sepse kërkonte të drejtat kombëtare për shqiptarët e Medvegjës.
Pas lirimit nga burgu ai gjithnjë ishte nën përcjelljen dhe vëzhgimin e organeve të sigurisë.

Pavarësisht nga kjo, ai i mbaron studimet themelore dhe merr diplomën e mjekut, por për te nuk pati vend të punonte si mjek në Medvegjë edhe pse ai kishte dëshirë të madhe, e vendi kishte nevojë për mjek shqiptar.

Fundamenti

Një kohë punoi si mjek në Prishtinë, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm.
Njihet qëndrimi i tij si mjek i cili së pari i pranonte për kontroll pacientët nga fshatrat, duke thënë se … ata kanë bërë dhe duhet të bëjnë rrugë të rëndë për t‘u kthyer në shtëpi…
Dr. Ramadani nuk u nda nga veprimtaria për kauzën kombëtare shqiptare që nga rinia e hershme e deri në fund të jetës së tij.

Në fund të vitit 1980, duke i parë zhvillimet e asaj kohe, e duke e ditur se është në shënjestër të përhershme të UDB-së, ai migron në SHBA, prej nga, kontributin më të madh për çështjen kombëtare e dha së bashku me vëllain e tij z. Xhemë Xhemën.

Atje, ai me punën e tij të palodhur, e sidomos pas takimit e njohjes me Josef Dioguardin, bëri punë të madhe në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe futjen e kësaj çështje në organet më të larta të SHBA.
Unë isha prezent në takimin e verës së vitit 2001, të mbajtur në hotelin Grand të Prishtinës, kur Z. Jozef Dioguardi tha,
po parafrazoj: …asnjë shqiptarë nuk ka bërë më shumë për Kosovën se ç‘kanë bërë vëllezërit Ramadan dhe Xhemë Xhema.
„Unë e falënderoj Zotin që më takoi me Dr. Ramadan Xhemën, e Ramadanit i jam borxhlinj që më tregoi se jam shqiptar“, tha z. Dioguardi at ditë në Prishtinë.
Dr. Ramadan Xhema, iku nga kjo botë me mallin e madh për vendlindjen, sepse edhe kur vinte atje nuk ishte i lirë, ishte nën vëzhgim permanent, por asnjëherë jo i frikuar as i dorëzuar, por i fortë, vizionar dhe trim i paepur.

Një pjesë të veprimtarisë dhe jetës së tij Doktor Ramadani e la trashëgimi në veprën “Nuk mposhtet shqiptari“ të botuar vite më parë në Prishtinë.
Mbase, tërë jetën, pasurinë e punën e tij, Dr.Ramadan Xhema ia fali kombit dhe atdheut.
LAVDI!
Medvegjë, 8 dhjetor 2020
Prof. Rexhep Abazi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.