ARKATANA

Iku Beqiri erdhi Musliu

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Siç është thirrur nga Ministria për administratë shtetërore dhe pushtet lokal e Serbisë sot në Bujanoc është bërë konstituimi i Këshillit Kombëtarë Shqiptar në Serbi i dal nga zgjedhjet e këshillave kacionale që u mbajtën më datë 26 tetor. Të gjitha subjektet politike shqiptare kanë marrë pjesë sot në mbledhjen konstituive ku fillimisht ëhstë bërë verifikimi i 15 antarëve të rinjë të këtij organi me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në rend të ditës që është dërguar nga Ministrja Kori Udoviçki ishin paraparë tri pika, formimi i trupinit punes për konstituimin e këshillit, mandatimi i këshilltarëve dhe e treta të ndryshme.

Pas përzgjedhjes së tre anëtarëve të trupit punues si antari më i vjeter Galip Beqiri dhe dy të rinjtë Agon Ajeti dhe Arbër Pajazit, janë mandatar sipas rregullores edhe 15 anëtarët e KNSH-së për mandatin katër vjeçar. Në pikën e tret që ishte të ndryshme kishte propozime nga shumica që mbledhja të vazhdoj dhe të kenë propozime për zgjedhjen e kryetarit të KKSH-së.

Pas këtij propozim i koalicioni PVD-UDSH këtë nuk e pranoi dhe kërkonin që seanca e radhës apo e parë e KKSH të vazhdoj ndonjë ditë tjetër, kjo nuk u pranua nga shumica dhe antarëve të PVD dhe UDSH bojkotuan dhe lëshuan mbledhjen.

Mobi Casa

Arbër Pajaziti, kryetar i grupit punues, Agon Ajeti antar dhe Rashit Musliu antar i zgjedhur pas largimit të opozitës vazhduan seancën e parë të rregullt të KKSH-së siç edhe ishte paraparë me vendim të ministres Udoviçki dhe në rend të ditës propozuan që për kryetar të Këshillit Nacional Shqiptar të zgjedhte Jonuz Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik sipas marrëveshjes së paraparë dhe nënshkruar nga pesë partitë politike shqiptare.

Arbër Pajaziti tanimë antar i KKSH-së nga PD, pas përfudnimit të mbledhjes tha se, Këshilli i tanishëm që ë përbëjnë shumë parti politike shqiptare do të këtë në fokus çështjet e sajë dhe do të jetë një këshill i suksesshëm i cili do ti zgjidh problemet në fushat që zotonë.

Jonuz Musliu pas emërimit si kryetar i KKSH nga tetë antarët e Këshillit Nacional faleminderon subjektet politike që i besuan këtë post e po ashtu dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që votuan për shumicën e partive politike shqiptare. Zgjedhjet e fundit për Pakicat Nacionale në Serbi janë zhvilluar më datë 26 tetor 2014 nga sipas marrëveshjeve politike shqiptarë nga këto zgjedhje kanë dal fitues PD – PDSH – LPD – BDL dhe RD më 8 antar që e përbëjnë shumicën e këshillit kurse PVD dhe UDSH 7 antar.

KNSH ka si prioritet katër fusha të saj si bazë për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve e që janë, Arsimi, Kultura, Informimi dhe Simbolet kombëtare dhe gjuha e shkrimi shqip./Bujanocinet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.