Fundamenti

“Ikona” e KF Gjilanit, Alban Hyseni përshëndetet nga futbolli

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ish futbollisti dhe kapiteni i “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Alban Hyseni, në derbin e zhvilluar dje është përshëndetur nga loja aktive e futbollit për ti varur këpucët në gozhdë.

Kapiteni Alban Hyseni, apo siç e thërrasin tifozët “Skifterat”, legjenda dhe krenaria e klubit të Gjilanit, i cili plot 20 vite djersit fanellën e Gjilanit me lot në sy është përshëndetur nga loja aktive e futbollit.
“Ishte moment emocionues të ndahesh nga njerëzit që 20 vite të kanë përkrahur, të kanë duartrokitur dhe ke dhënë më të mirën që ke ditur, është shumë vështirë dhe emocionuese por jam shumë krenar që kam qenë pjesë e KF Gjilani, i cili kultivon kulturë sportive dhe është një mjedis i shëndosh si për nga futbollistët njashtu edhe nga njerëzit që kanë udhëhequr këtë klub me vite të tëra”, shprehet Hyseni.

Alban Hyseni i cili është dëshmuar për kualitetin e tij në fushë, ai është i njohur që për gjatë tërë karrierës së tij asnjëherë nuk është ndëshkuar me karton të kuq, duke ditur se pozita e tij ka qenë mbrojtës.

Hyseni asnjëherë nuk do t`i ndahet futbollit, ai përpos që është pedagog i kulturës fizike, ai ka përfunduar Licencën B për trajner dhe me mjaft sukses është bërë dora e djathtë e trajnerit të Gjilanit, Arbnor Morinës.

“Edhe profesioni im është i lidhur me sport, jam duke e pjekur zanatin e trajnerit dhe kam fat që jam dorë e djathtë e trajnerit Arbnor Morinës, dhe gjithsesi karriera ime do të vazhdon si trajner”, shprehet Hyseni.

KKVITI

Ish kapiteni dhe legjenda e Gjilanit, për herë të parë tregon se kush ishte idoli i tij në futboll.
“Gjithmonë më ka pëlqyer loja e ish qendërmbrojtësit të Juventusit dhe Kombëtares së Italisë, Fabio Cannavaro, i cili ka qenë i pa kompromis me sulmuesit kundërshtarë dhe i cili ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme”.

33 vjeqari, Alban Hyseni, tregon se me cilin futbollist ka pas më së shumti kokëçarje në fushë.
“Unë të gjithë futbollistët i kam çmuar ka pasur gjithmonë sulmues të mirë, por i veçantë ka qenë sulmuesi nga Mitrovica, Elvis Osmani, i cili ka qenë një sulmues shumë i spikatur”.

Alban Hyseni në fund ka një porosi të veçantë për tifozët e Gjilanit, “Skifterat”.
“Jam shumë i nderuar për respektin që keni pasur ndaj meje për shumë vite, gjithmonë zemra ime do të jetë me ju për të mirë e për të keq, faleminderit pafundësisht”.

Futbolli i Gjilanit do të mbetet pa një futbollist dhe njeri shembullor, ndërsa ky epitet i takon futbollistit Alban Hysenit./rajonipress/