Fundamenti

Ikona e basketbollit gjilanas Hyrije Fejzullahu-Halimi nderohet në mesin e legjendave të sportit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në shenjë të kontributit të saj e cila hapi rrugëtimin e shumë vajzave shqiptare, sot në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan në hollet e Palestrës ku qëndrojnë shumë sportist kulminant të Komunës së Gjilanit, është vendosur edhe fotografia e basketbollistes Hyrije Fejzullahu-Halimi, në shenjë respekti dhe kujtimit për shumë gjenerata për ta përkujtuar për thyerjen e shumë barrierave të cilat kanë mbretëruar para gjysmë shekulli.

Basketbollistja e parë shqiptare jo vetëm në Gjilan e Anamoravë, por edhe më gjerë, e cila theu shumë barriera të femrës shqiptare, karrierën basketbollistike e kishte filluar që në moshën 11 vjeçare në vitin 1973 si nxënëse e shkollës fillore, ndërsa si 13 vjeçare në vitin 1975 merret seriozisht me lojën në mes koshave, duke mbrojtur ngjyrat e klubit të basketbollit Mlladost (Rinia), duke paralajmëruar se edhe femrat shqiptare din e munden të merren me sport.

Talentin e madh që e kishte basketbollistja Hyrije Fejzullahu-Halimi, nuk mbetet pa u vërejtur nga KB Universiteti nga Prishtina dhe në moshën 16 vjeçare në vitin 1978 i bashkëngjitet këtij “gjiganti” basketbollistik nga kryeqyteti, duke na bërë krenarë anembanë ish-Jugosllavisë e më gjerë.

Pas vendosjes së fotografisë në mesin e shumë legjendave të sportit të Gjilanit, ish-basketbollistja, Hyrije Fajzullahu-Halimi, theksoi se për të kjo është krenari e veçantë. “Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar në këto momente, për mua vendosja e kësaj fotoje në mesin e shumë sportistëve të Gjilanit është krenari e veçantë për mua, kjo është dhurata më e mirë që më ka ndodhur. Ju jam mirënjohëse për tërë jetën për kujdesin e respektin e treguar ndaj meje. Uroj që sa më shumë femra të merren me sport për të kontribuar për qytetin e shtetin e Kosovës”.

Mobi Casa

Ndërsa, pergjegjesi i Palestrës Sportive “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, Adnan Hoxha, ka bërë të ditur se është krenari ta takojmë ikonën e basketbollit znj.Hyrije. “Është nder e respekt që pas gjysmë shekulli ta rikthejmë ikonën tonë të basketbollit në vendlindje për të dëshmuar se femra shqiptare edhe në ditët më të vështira ka ditur e mundur që ti thyej barrierat dhe të vendos themelet e sportit në këtë vend”.

Ish-basketbollistja Hyrije Fejzullahu-Halimi tani e mbi 30 vite jeton në Gjermani e rrethuar me familjen e saj të ngushtë me nipër e mbesa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.