Mobi Casa

Ikje nga shteti pa perspektivë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në pamundësi të gjetjes së një vendi të punës dhe në mungesë të perspektivës të rinjtë po e shohin shpëtimin duke migruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.Në bazë të të dhënave të Bankës Botërore që hartohet çdo vit për Kosovën, afër 30 mijë të rinj janë të gatshëm për tregun punës, ndërsa 5 deri në 6 mijë gjejnë punë, ndërsa pjesa tjetër mbetet jashtë tregut të punës.

Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se migrimi është duke ndodhur si shkak i mungesës së perspektivës dhe moszhvillimit ekonomik nga ana e shtetit.

Drejtori i institutit për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi, vlerëson se shumë të rinj preferojnë ta lëshojnë Kosovën për shkak të presionit social dhe në mungesë të gjetjes së një vendi të punës.

Mobi Casa

Ai thotë se papunësia është e lidhur ngushtë edhe me gjendjen sociale dhe statusin shoqërorë të të papunëve.

“Një i papunë, përveç mungesës së të ardhurave, ai është edhe më i izoluar nga shoqëria. Ne këtë mënyrë, shumë të rinj preferojnë të largohen nga vendi edhe për shkak të presionit social. Ata preferojnë të qëndrojnë në kampe të azilantëve dhe ndjehen më mirë se sa po të vazhdojnë të jetojnë të papunë dhe në pamundësi për të qenë pjesë e integruar e shoqërisë. Andaj, papunësia ka ndikim mjaft të madh edhe në sjelljen afatgjate shoqërore të tyre”, i tha Demi gazetës Tribuna.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.