UBT

Ikën muajt e Verës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Demir Krasniqi

Ikën muajt e Verës,
Ikën dhe pushimet …
Përfunduan dasmat,
Lojërat dhe gëzimet !…

U zbrazën konakët,
U zbrazën sokakët …
Përfunduan dasmat,
Krushqit dhe bajrakët !…

Përfunduan këngët,
Lojërat edhe vallet …
Ikën mërgimtarët –
Prapë vazhduan hallet !…

Përfunduan pushimet,
Ditët e gëzimit …
Bijat edhe bijet –
Iu kthyen mërgimit !

HW

Shumë shtëpitë u mbyllën
Me dyer nën dry !…
Shumë prindër u shtrydhën
Me lotët ndër sy !…

Qajnë fshati e qyteti,
Qajnë male dhe gurë !…
Plagët e kurbetit –
Nuk shërohen kurrë !…

Gjilan, më 11.09.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.