Hidromorava

Ikën kryetari, partia drejt ndarjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Problemet brenda lëvizjes “Vetëvendosje” ende po vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

Pas dorëheqjes së Aida Dërgutit nga pozitat drejtuese në LVV, para dy ditësh postet drejtuese në këtë parti i ka lëshuar edhe kryetari i gjertanishëm Visar Ymeri (në shenjë mospajtimi me zhvillimet e fundit), shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se përplasjet e fundit brenda kësaj partie, veçmas dorëheqja e Ymerit, kanë dëshmuar qartë që brenda LVV-së ka dy grupe politike.

E një gjë e tillë, sipas tyre, mund të çojë edhe drejt ndarjes përfundimtare të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Eco Higjiena

LEXO EDHE: Selimi: ‘Vetëvendosja’ do të votojë pro shfuqizimit të Speciales

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e këtij subjekti janë shprehur optimistë se do të arrijnë t’i zgjidhin problemet e brendshme, sado që nuk janë pajtuar me rrugën që ka ndjekur Visar Ymeri.

Për të diskutuar më gjerësisht për ndodhitë e fundit “Vetëvendosja” do të mblidhet gjatë ditës së sotme, shkruan tutje “Zëri”.

“Tersi” brenda LVV-së kishte nisur më 8 dhjetor të vitit të shkuar kur në publik kishin dalë disa biseda private mes deputetëve, në të cilat ishte ofenduar ish-lideri Albin Kurti (i cili tashmë ka shpallur kandidaturën për ta rimarrë postin e të parit të partisë)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.