GRANDEMALL

IKD prezanton parregullsitë e Gjykatës Speciale: Qasje joseriozë prokuroria ka treguar ndaj Thaçit e të tjerëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, ka prezantuar raportin me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në raportin e IKD-së thuhet se në krahasimin e bërë mes Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vihet re një disproporcion i madh kohor i ndërmarrjes së veprimeve nga këto dy institucione.

Uji Dea

Hulumtuesja e lartë në IKD, Medina Kadriu, tha se zyrës së prokurorit i janë dashur 5 vite për ngritjen e aktakuzës së parë. Qasje joseriozë prokuroria ka treguar ndaj Thaçit e të tjerëve.“Më 24 qershor të vitit 2020 është ngritur aktakuzë atë kohë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Një njoftim i tillë bie ndesh me vetë rregullat e kësaj gjykate. Arrestimi parë është bërë fillimisht për Sali Mustafën për kinse krimet e kryera gjatë luftës. Pastaj ka pasur me arrestimin e krerëve të OVL së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ky është rasti që aktgjykim të shkallës së parë. Rasti gjendet ne fazën e apelimit të shkallës së dytë më pastaj janë arrestuar zotëri Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi që i ngarkon me krime lufte edhe për tri lokacione. Zyrës së prokurorit i janë dashur 5 vite për ngritjen e aktakuzës së parë. Qasje joseriozë prokuroria ka treguar ndaj Thaçit e të tjerëve”.“Në shumicën e rasteve ka treguar zgjatje të afateve për nxjerrje të provave. Këto janë mjaft shqetësuese. Pavarësisht që gjuha 4 punës është ankesa, shqetësuese janë përkthimet. Të gjitha këto ndikojnë në mbrojtjen efektive të mbrojtjes. Puna e prokurorit është përcjellë me parregullsi tjera dhe duhet të informojnë publikun për këto dokumente”, tha Kadriu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.