Hidromorava

Ika nga diktatura

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja Vetëvendosje funksionon si një diktaturë. Vendimet i merr Albin Kurti me disa shokë, njësoj si Hashim Thaçi në PDK, Isa Mustafa në LDK dhe Ramush Haradinaj në AAK. Prej se u shkri FER’i në Vetëvendosje, ndryshoi edhe koncepti i Lëvizjes. Ish-Sekretari Organizativ i VV’së në Viti, Arton Musliu flet për Express.

Njëri prej aktivistëve më të vjetër të Lëvizjes Vetëvendosje në Viti është larguar nga subjekti politik i Albin Kurtit.

Ish-Sekretari Organizativ, Arton Musliu thotë se ia ka kthyer shpinën Vetëvendosjes për shkak të funksionimit të brendshëm diktatorial.

Edhe për Albin Kurtin ka thënë se është diktator dhe merr vendime sikur Hashim Thaçi në PDK, Isa Mustafa në LDK e Ramush Haradinaj në AAK.

Këto konstatime, Musliu thotë se i mbështet në faktin se Albin Kurti ka vendosur dhe vendos për gjithçka në Vetëvendosje pa e marrë mendimin e anëtarëve në terren.

Eco Higjiena

Kësaj ia shton edhe mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, që, sipas tij, në secilën pikë të Vetëvendosjes janë emëruar njerëzit e nuk janë zgjedhur nga anëtarësia.

“Askund s’ka pasur kundërkandidatë. Në Kuvendin që është mbajtur vitin e kaluar mua më është pamundësuar kandidimi. Kur janë formuar pikat edhe është formuar Këshilli i Përgjithshëm me urdhër të Albinit përmes Dardan Molliqajt më është pamundësuar kandidimi”, ka treguar Musliu për Express, të dielën.

Ai ka thënë se deklarimet e Albin Kurtit për moral në politikë janë vetëm deklarime boshe, që mundohet t’ua shesë partive tjera, por pa i aplikuar në Lëvizjen e tij.

“Jam larguar së pari për shkak të diktatit prej së larti, në asnjë pikë të VV’së nuk ka pasur kundërkandidatë. Ka ardhur Albini dhe ka treguar emrin se kush do të jetë udhëheqës. Shembull e keni parë që e përmend përfshirjen e moralit në politikë. Kjo është vetëm jashtë, brenda nuk është. Kur nuk je i mirë brenda, nuk mund të jesh as i mirë jashtë”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.