Fundamenti

Igli Tare: Valon Berisha është një luftëtar i madh

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Valon Berisha është prezantuar si lojtar i Lazios. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, këtë verë la Salzburgun e Austrisë për t’iu bashkuar italianëve të Lazios.

Në prezantimin e tij, Berisha është paraqitur së bashku me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren.

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka thënë fjalë të mëdha për 25 vjeçarin, që pritet të ndihmojë shumë Lazion në arritjen e synimeve në sezonin e ri.

“Nuk e kam fshehur admirimin që kam për të, ai ka diçka që përfaqëson frymën e kësaj shoqërie (Lazio), është një luftëtar i madh, një person i madh brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Tare.

Uji Dea

I lumtur që i është bashkuar Lazios, është deklaruar edhe Valon Berisha.

“Jam i lumtur që jam këtu. Lazio është një eksperiencë e re për mua, nuk po mund të pres për të shfaqur talentin tim”, ka deklaruar ylli i Kosovës.

“Jam duke u stërvitur, shpresoj të jem i gatshëm brenda javës. Arritja në Serie A ka qenë një ëndërr për mua, e po ashtu të transferohem në një klub të madh si Lazio. Në zhveshtore ka një atmosferë të mirë, dua të mësoj më shumë nga shokët e skuadrës”./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.