Uji Dea

Igli Tare rrëfen karrierën si futbollist

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Igli Tare, një nga shqiptarët më të suksesshëm të futbollit ndërkombëtar, rrëfehet 360 gradë për të shkuarën e tij dhe hapat e parë në futbollin gjerman ku hasi shumë vështiorësi për t’u ambientuar me një kulturë të re.

Në intervistën dhënë për revistën “11Freunde, ish sulmuesi i kombëtares ripërshkruan itenerarin e jetës së tij, duke thumbuar deri në një farë mase edhe të gjithë skeptikët që nuk kanë besuar në aftësitë e tij. Sipas Tares, këta të fundit e kanë ndihmuar të punonte edhe më shumë për të arritur në nivelet më të larta.

Në vijim, drejtori sportiv i Lazios thekson se në Gjermani shkeli për herë të parë në moshën 17-vjeçare dhe me vete kishte vetëm një valixhe dhe ëndrrën për të luajtur në Bundesligë. Ai shton se ishin dy burra që e ndihmuan të kalonte kufirin çek për t’u akomoduar më pas te disa miqtë e tij në Mynih.

FIDANISHTJA

“Unë nuk jam nga ta njerëz që e shikojnë gjithçka të zezë madje sot kujtoj se ajo periudhë në Shqipëri nuk ka qenë edhe aq e keqe në fund të fundit. Gjithsesi, në ato momente, në Shqipëri nuk kisha mundësi të bëhesha një futbollist i madh pasi klima politike ishte e trazuar dhe komunizmi vazhdonte të kishte ndikim në vendin tonë. Pas ndryshimit të sistemit gjithçka u rrëzua dhe klubi im, Partizani nuk ishte në gjendje të plotësonte kërkesat e mija prandaj vendosa të largohesha edhe pse ai vendim ishte një marrëzi. ”, thekson ndër të tjera Tare.

Në vijim të intervistës, ai kujton hapat e parë në Gjermani dhe karriera te Karlsruhe, Fortuna Dyseldorf dhe më pas te Kaiserslautern. Në fund, Tare rrëfen edhe një moment pikant në lidhje me marrëdhënien që ai ka pasur me trajnerin Otto Rehagel, i cili nuk e aktivizoi në ndeshjen delikate kundër Freiburgut duke e pranuar se vendimin e kishte marrë i ndikuar nga njerëz të tjerë.

“Në vitin 2004 ai drejtonte kombëtaren e Greqisë dhe kur erdhi në Tiranë. Unë u takova me të dhe ai më tha: Igli, dua të të kërkoj falje përpara të gjithëve që nmuk të aktivizova në atë ndeshje. Bëra një gabim trashanik pasi u ndikova nga njerëz të tjerë. Nuk do t’i harroj kurrë ato fjalë sepse atë ditë e kuptova se sa njeri i madh është Rehagel”, përfundon ish sulmuesi shqiptar iontervistën dhënë për revistën gjermane./supersport.al/