ARKATANA

Igli Tare rrëfehet për kërcënimet që i kishte marrë nga tifozët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare ishte në fokusin e emisionit të “Sky Sport” për arritjet e tij tashmë në nivel drejtuesi në Serie A.

Njeriu që u votua nga tifozët dhe gazetarët si “drejtori më i mirë sportiv” i sezonit të kaluar, e madje e fitoi këtë çmim me një votë plebishitare, u rrëfye për platformën televizive mbi karrierën dhe jetën e tij, transmeton TCH.

“Lashë Shqipërinë për të kurorëzuar ëndrrën time, që të bëhesha futbollist. Këtë e bëra në këmbë, por nuk turpërohem që e pohoj këtë. Pas gjithë kësaj aventure ishte ëndrra ime dhe jam krenar për atë që ndërmora. Në Gjermani punoja paradite si kopshtar dhe pasdite si futbollist”, tha Igli Tare.

Hidromorava

Igli Tare rrëfeu gjithashtu se nuk e kishte besuar, kur presidenti i Lacios i kishte propozuar një rol drejtuesi.

“Kisha një akord me Lottiton për të rinovuar edhe për dy vite, por kur më kërkoi të nis këtë aventurë mendova se ishte i çmendur. Kam menduar edhe largimin, sidomos pas kërcënimeve me vdekje. Në disa momente kisha frikë për fëmijët, në periudhën kur Lacio shiti Hernanesin. Një pjesë e imja vdiq aty, për sa i përket mënyrës si jetohet futbolli. Me ato kërcënime prek vërtet pjesën më të keqe të këtij sporti”, tha Tare.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë pranoi se kishte shumë oferta të majme për t’u larguar nga Lacio, por në fund vendosi me zemër, një zgjedhje që i ka dhënë të drejtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.