Uji Dea

Igli Tare: Në Lazio më thonë ke gjak shqiptari…

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Rruga drejt suksesit ka lon nga sakrifica”. Kjo është shprehja kryesore e një njeriu si Igli Tare, i cili ka lënë gjurmë me karrierën e tij kudo ku është bërë protagonist. Ndër të parët shqiptarë drejt niveleve më të larta të futbollit europian dhe aktualisht drejtori sportiv i Lacios ka rrëfyer gjithçka në një intervistë për gazetaren Jona Spahiu në emisionin “Pa filtër” në “Digit Alb”.

Nëse djali juaj do të luajë me Romën, çfarë do t’i thoni?

Është e vetmja gjë që nuk pranohet (qesh…). E vetmja gjë jashtë dëshirave të pranueshme. Ata janë më shumë lacialë sesa unë. E pakonceptueshme të ndodhë.

Cila është arritja më e madhe që doni të bëni te Lacio?

Arritja më e madhe do të ishte Champions-i.

Cili është fjalimi i Iglit para ndeshjeve?

Në të përditshme futem pak në dhomat e zhveshjeve, pasi intimiteti i tyre është i shenjtë. Në korridore dhe dhomat e masazheve shkoj për ditë dhe marr impulset, shoh humorin e lojtarëve dhe kuptoj kush ka nevojë për një bashkëbisedim personal. Nga një shikim kuptoj shumë.

Çfarë leksioni me vlerë keni marrë te Lacio?

Kalimi nga futbollist në drejtues, ka qenë pjekuria. Kam qenë futbollist shumë impulsiv dhe jam shndërruar në drejtor reflektues. Kam karakter shumë pozitiv në momentet negative. Kur të gjithë janë të dorëzuar, unë kam forcën time dhe them që tani mund të ndryshojmë çdo gjë dhe tani ka zgjidhje. Ka qenë shpesh vendimtare kjo gjë.

Çfarë thonë për ju lojtarët?

Më etiketojnë që jam shumë i fortë nga ana e karakterit. Gjak shqiptar (qesh…). E kam edhe ‘gropën e labve’ (qesh…). Mendimi se “çdo gjë mund të arrihet” është çelësi i suksesit për mua.

Muzika e preferuar?

“Cold Play”. Jam i çmendur pas tyre.

Vendi më i bukur në Romë?

Liqeni i Braçanos, një nga vendet më të bukura për t’u qetësuar. Shumë që e vizitojnë Romën, nuk e njohin. Kaloj shumë orë me familjen aty.

Si është Igli në familje, ndryshon nga Igli i Lacios?

Nuk jam kurrë baba i rregullt ose strikt, sepse koha është e kufizuar dhe mundohem t’u plotësoj çdo kërkesë.

Italianë, gjermanë apo shqiptarë?

I madhi flet shqip shumë mirë. Ndihet shumë shqiptar. I vogli e konsideron veten italian. Nuk dua t’ua fus ndjenjën e nacionalizmit. Në Europian, djali i madh ishte me mua në Marsejë për të parë Shqipërinë. U largua disa orë dhe ishte pikturuar me shqiponjë në fytyrë. Më thanë se ishte vetëm dëshirë e tij. “E bëra për ta treguar edhe ty që jam i lidhur me Shqipërinë”, më tha.

Eco Higjiena

Fëmijët?

I madhi është i ndjeshëm. I vogli më ngjan, s’e njeh fjalën frikë apo dorëzim.

E përdorin fëmijët emrin e babait të tyre?

Unë mundohem t’u jap frymë tjetër. Duhet të jenë Etieni dhe Liam, jo fëmijët e Iglit, e të krijojnë karakterin dhe personalitetin e tyre.

Çfarë ju ngre humorin?

Fitorja (Qesh…).

Si keni qenë adoleshent?

Shumë i prapë. ‘Harrakat’ jo, por i prapë. Për vetë faktin se isha pak i veçantë, sepse isha biond. Kisha problemin e kontradiktave me të gjithë. Doja që të fitoja gjithmonë, duke qenë i veçantë.

A keni pasur nofkë?

“Kuqi”, unë edhe vëllai i vogël. Në Vlorë, thoshin: “Kuqot e Tiranës”.

Si jeni rritur?

Babai na zgjonte në 6 e 30 të mëngjesit për gjimnastikë. Në momentin më të vështirë të jetës sime, më ka shërbyer shumë.

A jeni imponues për t’u mbushur mendjen të tjerëve?

Jo, kurrë. Ka qenë vetëm sfidë me veten që të isha i realizuar. Kur rrija me shokët, iu thosha: Do luaj në Itali. Në komunizëm ishte idiotësi. Pas shumë vitesh, ajo ëndërr u bë realitet.

Postera në dhomë a mbanit?

Nuk kam mbajtur. Isha marrëzisht i dashuruar me Milanin e famshëm të Sakit, me Van Vasten, Gulit, Rajkard. Ka qenë epokë e artë e Milanit. Jam rritur me mitin e Van Bastenit si qendërsulmues.

Qasje pozitive përkundrejt shqiptarëve te Lacio. Shpesh ju është thënë se ndihmoni vetëm shqiptarët…

Shumë herë. Kur kam filluar të sjell shqiptarë, i pari ka qenë Strakosha me ekipet e moshave, pastaj Lorik Cana, Etrit Berisha dhe disa djem, që janë në ekipet e moshave, iu kam dhënë mundësinë pa bërë diferencën mes një braziliani apo një shqiptari.

Kam pasur gjithmonë dëshirë të ndihmoj futbollistët shqiptarë, pasi e kam ditur sa e vështirë është për t’u afirmuar në nivele të larta. Ato pak zgjedhje që kam bërë, më kanë dhënë konfirmimin. Jo vetëm që e kanë nderuar fanellën e Lacios, por edhe kanë treguar imazhin më të bukur të karakterit të shqiptarëve.