ARKATANA

Igli Tare, gati ofertën për Vedat Muriqin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lazio është gati të bëjë ofertë të re për Vedat Muriqin, sulmuesin kosovar të Fenerbahces për të cilin është interesuar edhe Tottenhami. Gazeta turke Fanatic shkruan se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, do të shkojë në Stamboll me ofertë prej 20 milionë eurosh, sapo të kalohet kriza e virusit Covid-19.

Sezoni i Superligës turke është pezulluar përkohësisht shkaku i koronavirusit. Megjithatë, Vedat Muriqi mbetet edhe më tutje ndër temat kryesore në botën e futbollit në Turqi, shkaku i interesimeve të klubeve nga Evropa për të, transmeton Gazeta Express.

Tottenhami ka qenë njëri ndër klubet që ka shfaqur më së shumti interesim për kosovarin deri më tani, pasi që Jose Mourinho u përball me mungesa të mëdha këtë sezon në repartin e sulmit dhe nuk dëshiron t’i përsëritet historia sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, në garën për 25-vjeçarin ka qenë mjaft insistues edhe klubi italian, Lazio. Sipas mediumeve italiane, gjiganti i Serisë A dëshiron të tentojë sërish të arrijë marrëveshje me Fenerbahcen sapo të kalojë kriza e koronavirusit.

UBT

Për këtë arsye, drejtori sportiv i Lazio Igli Tare, i cili vjen nga Shqipëria, do ta ketë si destinacion të parë Stambollin për t’u interesuar për kosovarin Muriqi.

Tare raportohet se do të bëjë ofertë prej 20 milionë eurosh gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e Fenerbahces, megjithatë kërkesa e turqve është së paku 25 milionë euro.

Për shkak se Tottenhami tashmë ka bërë ofertë zyrtare, sipas Fanatic, klubet e tjera të interesuara për Muriqin do të duhet ta rritin çmimin të cilin janë të gatshëm ta paguajnë për Muriqin nëse duan t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Interesimin e këtyre klubeve Muriqi e ka fituar falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse gjatë këtij sezoni me Fenerbahcen dhe Kombëtaren e Kosovës. Në 25 ndeshjet e tij të zhvilluara të Superligën turke, kosovari ka kontribuar me 13 gola dhe 4 asiste. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.