Uji Dea

Igli Tare buzë kalimit te klubi gjerman

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Para 2 sezonesh emri i tij u përfol shumë për t’u bërë drejtori sportiv i Milanit, por ai refuzoi ofertën e kuqezinjve për të vazhduar projektin që kishte nisur me Lazion, por tashmë një tjetër ofertë ka mbërritur në adresë të Igli Tares dhe ajo ka ardhur nga Bundesliga.

Eintracht Frankfurt pritet të bëjë ndryshime në verë jo vetëm në stol pasi trajneri Adi Hutter do të zëvendësojë Marco Rose te Borussia Monchengladbach por edhe në postet e tjera drejtuesve.

Frankfurt është në kërkim të një drejtori të ri sportiv dhe shikon te Tare njeriun ideal për t’ia besuar këtë post, kjo për shkak të eksperiencës së madhe që ish-sulmuesi i kombëtares ka fituar te Lazio por edhe për faktin se Tare e njeh mirë gjuhën gjermane pasi si futbollist ka luajtur në Bundesliga, ndërkohë që në Gjermani ka provuar të luajë me 5 skuadra të ndryshme.

FIDANISHTJA

Në sezonin 1994-1995 la Partizanin për të kaluar te Manheim ndërsa më pas u aktivizua Sudwest Ludwigshafen, Karlsruher, Fortuna Dusseldorf dhe Kaiserslautern me të cilët shënoi 4 gola në Bundesliga në periudhën 1999-2001.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Tares, por Eintracht Frankfurt sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të luajë në grupet e Champions League dhe shqiptari mund të tundohet për t’u larguar nga Lazio për një aventurë te re në Gjermani./SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.