Fundamenti

Iftari i Bashkësisë Islame i bënë bashkë pozitë e opozitë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në iftarin e shtruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan merrnin pjesë të gjitha partitë politike, kandidatët për kryetar të Gjilanit, shoqëria civile dhe profesor e intelektual të Gjilanit e më gjerë. Sonte në iftar ishin bashkë Qemajl Mustafa, Lutfi Haziri, Zenun Pajaziti, Rexhep Kadriu, Ismajl Kurteshi, Ahmet Isufi, Nijazi Idrizi, Hydajet Hyseni, Salije Mustafa etj.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan të hënën ka shtruar iftar ku kanë marrë pjesë pozitë e opozitë, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe kandidatët për kryetar të Gjilanit.

Kreun e Bashkësisë Islame e ka gëzuar ky fakt që në iftar janë së bashku deputetët e Anamoravës Lutfi Haziri, Nijazi Idrizi, Hydajet Hyseni, Salije Mustafa, Basri Musmurati, Ahmet Isufi, Zenun Pajaziti. Në këtë iftar ishin edhe Rexhep Kadriu, Ismajl Kurteshi, Selvete Shurdhani, përfaqësues tw drejtorive komunale e institucioneve publike.

Mobi Casa

Sylejman Osmani kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame tha se ky institucion po punon me përkushtim e ndershmëri. “Misioni ynë është i shenjtë sepse ne po mundohemi që të afrojmë njerëzit, të ndikojmë tek shoqëria që të jetë e shëndoshë dhe e avancuar nw tw gjitha fushat”.

Osmani tha se Gjilani ka një traditë të mirë dhe ka klimë të qetë politike. Kurse Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se tradicionalisht jemi bashkë në iftar dhe këtë nuk e bëjmë për kurtuazi sepse me vite me Bashkësinë Islame diskutojmë bashkë për planet tona zhvillimore. “Bashkësia Islame ka luajtur një rol të madh në shoqërinë kosovare dhe tani Gjilani është Komuna e dytë në Kosovë që varrimin e mundëson falas” tha Mustafa./rajonipress/