UBT

Idrizi ofron gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë shqiptare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tiranë – Delegacioni nga Kosova ka vazhduar ditën e dytë të vizitës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë.

Anëtarja e KLD-së, Brunilda Kadi, ka falënderuar delegacionin kosovar për këtë vizitë, duke shprehur gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave mes dy këshillave.

Ajo ka njoftuar për procesin e Vettingut që është duke vazhduar në Shqipëri dhe reformat e thella që janë duke u bërë.

Ndërkohë, Kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi ka falënderuar për mikpritjen, si dhe ka shprehur vullnetin për të ndihmuar KLD-në në disa fusha.

Fillimisht ka folur për ndihmën që ka ofruar Ministria e Drejtësisë për sistemin gjyqësor, duke rritur buxhetin dhe duke shtuar stafin mbështetës për gjyqtarë.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, ai ka folur edhe për disa projekte që janë duke u zbatuar në gjyqësorin e vendit, siç është Programi për Sistemin e Menaxhimit të Lëndëve në mënyrë
elektronike (SMIL), projektin e shlyerjes nga evidenca penale, projekte këto që janë të financuar nga Ambasada Danimarkës, përkatësisht Bashkimi Evropian.

Po ashtu, një çështje me rëndësi ka përmendur edhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Gjykatës së tij me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Lezhës, duke premtuar që bashkëpunime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen e gjykatat e tjera të shtetit shqiptar.

Në vizitën dy ditore pjesë e delegacionit kanë qenë anëtarë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjyqtarë nga Gjykata Themelore e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.