Idrizi: Nuk jam kandidatë për kryetar të PDK-së

Gjilan – Nijazi Idrizi deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëri nga kandidatët që ka marrë vota në dhjetëshin e parë, për rajonipress flet për zhagitjen e Këshillit Drejtues, për nevojën që dega e PDK-së në Gjilan të formojë një kryesi intelektuale, profesionale e kreative. Për Idrizin kryetari i ardhshëm i PDK-së nuk duhet të jetë peng i interesave të koncepteve individuale, por duhet të jetë sensibilizues dhe avancues i punës ekipore.
Nijazi Idrizi është njëri nga kandidatët që në Kuvendin e gjashtë zgjedhor mori mbi 93 vota dhe realisht është në dhjetëshin e parë të njerëzve më të votuar. Nuk preferon që të anojë apo favorizojë ndonjërin kandidatë për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan sepse thotë se do të ishte e padrejtë.
Për rajonipress , Nijazi Idrizi fletë për zhagitjet që po bëhen rreth mos mbajtjes së Këshillit Drejtues të PDK-së në Gjilan. Idrizi thotë se kjo vonesë është e panjohur për të, por shton se kjo vonesë ka ndikuar pozitivisht dhe ka relaksuar kandidatët , por edhe zgjedhësit.
Idrizi tha se ai personalisht nuk është kandidatët për kryetar të PDK-së. “Nuk do të jem kandidatë për kryetar edhe pse për mua kjo pak qon peshë. E rëndësishme për mua dhe zgjedhësit e PDK-së është që ta zgjedhim një kryesi të fortë , një kryesi të fuqishme intelektuale, profesionale dhe kreative”.
Idrizi tha se kryesia e zgjedhur duhet ta dirigjojë kryetarin e partisë e jo të ndodhë e kundërta. Sipas tij kryetari i ardhshëm i PDK-së nuk do të duhej të ishte peng i interesave dhe të koncepteve individuale. “Kemi nevojë për punë ekipore dhe realisht kryetari i ardhshëm duhet të jetë vetëm zëdhënës i dijes dhe i këtyre koncepteve të shëndosha që po mundohemi t`i instalojmë brenda PDK-së”.
Idrizi ka edhe një porosi për liderët e Anamoravës. “Nuk do të ketë më besim blanko për asnjë lider sepse u kemi ndihmuar të gjithëve që të fitojnë vota (deputetët) e në realitet ata nuk bënë asgjë apo asnjë të mirë për Gjilanin” shprehet ai.
Idrizi ndërkaq është i bindur se nuk do të ketë ndërhyrje nga Prishtina e as nga Thaçi për të zgjedhur kryetarin e PDK-së në Gjilan. “Nuk besoj që përzihet Thaçi sepse është momenti i fundit që Gjilani të punojë pa ndikime nga lartë, dhe pa telefonata e mesazhe” shtoj Idrizi./rajonipress/