Fundamenti

Idrizi i Kosovës, jo i Zvicrës!

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Pjesa dërrmuese e futbollistëve kosovarë që jetojnë në Perëndim prioritet e kanë t’i mbrojnë ngjyrat e vendit ku janë lindur e ku janë rritur. Shumë nga ta Kosovën e kanë pasur apo edhe vazhdojnë ta konsiderojnë si opsion të dytë apo të tretë. Mirëpo, Idriz Voca është bërë shembull. Ishte vetë Zvicra që e ftoi, por kosovari e refuzoi pasi ishte i vendosur të luajë për Kosovën. Mesfushori 20-vjeçar i Luzernit ua ka bërë të qartë zviceranëve se Kosova ishte zgjedhja e zemrës së tij, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Futbollistët e rinj që jetojnë në Perëndim e kanë një qëllim jetësor – ta përfaqësojnë vendin ku janë lindur dhe ku janë rritur. Dhe në rast se ajo përfaqësuese nuk i fton, e zgjedhin Kosovën ose Shqipërinë si alternativë të dytë.

Mirëpo, kjo nuk ndodh gjithmonë. Idriz Voca është një rast i rrallë që e refuzoi një përfaqësuese, të cilën shumë futbollistë e kishin dhe e kanë ëndërr – Zvicrën.

20-vjeçari së fundmi ka marrë ftesë nga ekipi helvetik, por i tha “Jo” atij, pasi është i vendosur të luajë për vendin e prindërve të tij.

Zviceranëve u ka mbetur merak futbollisti i Luzernit, por janë dorëzuar përfundimisht. “Nën drejtimin e Gerry Seoane, Idriz Voca do ta luajë një rol të rëndësishëm në Luzern. Shpejt ai do t’i demonstrojë aftësitë edhe në ekipin kombëtar. Por, jo për Zvicrën”, shkruan “blickamabend.ch”.

Ëndrra e bërë realitet

Refuzimi i ftesës së zviceranëve do ta shpërblejë goxha mirë Vocën. Ai deri tash ishte pjesë e ekipit U-21 të Kosovës, por trajneri i ri i Verdhekaltërve Bernard Challendes ka vendosur ta ftojë në Përfaqësuesen A për dy ndeshjet miqësore të marsit, ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Futbollisti ndihet mjaft i lumtur për këtë fakt. Ai e kishte pritur këtë ditë qe një kohë.

Fundamenti

“Unë dua të luaj për vendin tim. Kjo është një çështje dhe një zgjedhje e zemrës. Është një ëndërr që po bëhet realitet”, ka thënë 20-vjeçari, babai i të cilit është nga Kosova, ndërsa nëna nga Bosnjë e Hercegovina.

Sipas medieve zvicerane, një prej arsyeve që e shtyu futbollistin ta zgjedhë Kosovën para Zvicrës ishte edhe konkurrenca e fortë që ekziston te kjo e fundit. “Mundësia për të dominuar dhe për të mbizotëruar në Kosovë është më e madhe. Në Zvicër ka mjaft lojtarë të rinj dhe të talentuar, të cilët duhet të mbështeten dhe të përkrahen”, vazhdoi ai.

E mbështet trajneri Challandes

Zgjedhjen e tij e ka mbështetur edhe trajneri Challandes. “Është lojtari ai që vendos dhe është e qartë se lojtari e zgjedh vendin që e vlerëson më shumë, karrierën e tij dhe që i përshtatet më shumë”, ka thënë 66-vjeçari.

E refuzoi edhe Shqipërinë, mori kritika!

Voca ishte ftuar në ekipin e të rinjve të Shqipërisë, por ai nuk qëndroi gjatë atje. Pasi e zgjodhi Kosovën mediet shqiptare e kritikuan futbollistin. Megjithatë, ai është mjaft “i ftohtë” në këtë drejtim. “Unë isha në një qendër stërvitore me ekipin kombëtar të Shqipërisë, asgjë më shumë. Unë jam shqiptar i Kosovës. Nuk jam veç shqiptar. Kjo është arsyeja se përse ishte e qartë për mua se kë ta zgjidhja”, përfundoi Voca, i cili ka qenë mbresëlënës në ndeshjet e fundit të ekipit U-21 të Kosovës.

Titullari i Luzernit

Që nga janari, kur Gerry Seoane u emërua trajner i Luzernit, Voca është bërë titullar në ekipin zviceran. Idrizi, i cili jeton në Luzern me prindërit, nuk ka munguar në asnjë ndeshje dhe dita-ditës po bëhet lojtar mjaft i rëndësishëm për ekipin zviceran. Ai tregon se kur ishte 15 vjeç kishte menduar ta linte futbollin pasi kishte shumë lëndime. Mirëpo, Vocën e kishte bindur për të vazhduar në atë kohë trajneri i Luzernit U-15, Gerry Seoane, pikërisht trajneri që po e ngrit tash në këtë ekip./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.