Idriz Seferi nga sot bënë roje në qendër të Gjilanit

Gjilan – Në qendër të Gjilanit sot pritet të inaugurohet shtatorja e Idriz Seferit si dhe do të zbulohen bustet e Reshat Ymerit, Xhavit Ahmetit, Esat Berishës, Halim Oranës dhe Muharrem Ibrahimit.
Për të hënën janë paraparë të zbulohen 5 buste dhe zbulimi i shtatores së Idriz Seferit. Ndërkohë janë paraparë të shpërndahen dekorata nga Ilir Meta e Lutfi Haziri. Darka e Lamës është një tjetër ngjarje e cila pritet t`i kushtojë mijëra euro taksapaguesve gjilanas.
Agjenda e ceremonisë sipas komunës
Ceremonia mbarëkombëtare e Festimit të 28 Nëntorit, 105-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në nderim të Kolosit te Karadakut, Idriz Seferi, Nderi i Kombit
Gjilan
27-28 Nëntor 2017
E hënë, 27 Nëntor 2017
Ora 9:00, zbulimi i busteve:
o Ora 9:00 zbulimi i bustit të Reshat Ymerit
o Ora 9:15 zbulimi i bustit të Xhavit Ahmetit
o Ora 9.30 zbulimi i bustit të Esat Berishës
o Ora 9:35 zbulimi i bustit të Halim Oranës
o Ora 9:45 zbulimi i bustit të Muharrem Ibrahimit
Ora 10:00, Pritja Zyrtare me Garden Ceremoniale te FSK-se per Presidentet Meta dhe Thaçi, Platoja e Teatrit te Qytetit
Ora 10:20, Shpërndaja e dekoratave nga Presidenti Meta dhe Kryetari Haziri, Teatri i Qytetit
Ora 11:00, Pritja e personaliteteve shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, Zyra e Kryetarit ne Hollin e Teatrit te Qytetit
• Ora 11:15, Manifestimi Qëndror, Zbulimi i Shtatores së Idriz Seferit nga ana e Kryetari Haziri, Presidentët Meta e Thaci, së bashku me familjen Seferi
Ora 13:00, Hapja Solemnte e Darkes se Lames nga Kryetari Haziri dhe Presidentet Meta e Thaçi, Holli i Hotelit “Kristal”
Ora 18:00, Festivali i Fëmijëve “Dëbora”, Teatri i Qytetit
E martë, 28 Nëntor 2017
Ora 10:00, Vizitë te Varrezat e dëshmorëve
Ora 11:00, Vizitë te Varri i Idriz Seferit
Ora 12:00, Vizitë te ish-objekti të Burgut të Gjilanit, Zbulimi i Pllakës Përkujtimore
Ora 12:30, Orë Letrare për nder të Idriz Seferit, Salla e Kuvendit Komunal, Gjilan
Ora 14:00, Rep/Rok Koncert me Artistë Lokal para Teatrit te Qytetit
Ora 19:00, Koncert me Këngë dhe Valle, Interpretuar nga AKV “Gjilani” si dhe Solistë dhe Ansamble të tjera vendore gjilanase, Teatri i Qytetit