RCCOLA

Identifikohet personi i tretë nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, personat e përfshirë dyshohen për marrje e dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore -Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative për disa muaj duke arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari me iniciale (A.R.) shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriut, dyshohet se është regjistruar si shtetas i Republikës se Kosovës në Komunën e Vitisë në mënyrë të kundërligjshme. I dyshuari i lartcekur (A.R.) është regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, nga zyrtari i gjendjes civile (M.D.) në Komunën e Vitisë dhe është pajisur nga sistemi elektronik i gjendjes civile me dokumente personale (certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim). Gjatë hetimeve i dyshuari (A.R.) është kuptuar se me rastin e regjistrimit si shtetas i Republikës së Kosovës kishte paguar shumen prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro). Të dyshuarit e lartcekur me iniciale(A.R.) dhe (M.D.), janë arrestuar me datën 27.04.2023.

Gjatë hetimeve të mëtutjeshme është kuptuar se personat e arrestuar, (A.R.) dhe (M.D.) nuk njihen mes veti dhe për kryerjen e kësaj vepre kanë pasur një person tjetër si ndërmjetësues, i cili është identifikuar si i dyshuari i tretë dhe për të cilin hetuesit janë vënë në kërkim dhe identifikim të tij.

Hetimet rreth njëmujore profesionale nga hetuesit policor rezultuan me identifikim të dyshuarit të tretë me iniciale (Z.H.), i cili dyshohet se ka bërë ndërmjetësimin, duke pranuar shumën prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro) nga (A.R.) duke ia dhënë të dyshuarit (M.D.), dhe kështu tre (3) të dyshuarit në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale “Dhënie të Ryshfetit”, “Marrje të Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtarë”.

Uji Dea

Sot me datën 24.05.2023 i dyshuari (Z.H.), ka qenë i arritshëm për hetuesit, i cili është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit te intervistës me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit, dërgohet në ndalim për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit të të gjitha niveleve dhe zero kompromis do të aplikohet ndaj personave të përfshirë, pavarësisht rolit dhe pozitës që kanë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/