UBT

Identifikohen shtatë viktima pre e Kontrabandimit me migrantë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Arrestohet një i dyshuar dhe identifikohen shtatë persona të rinj të cilët kishin paguar shuma të mëdha që përmes pikë-kalimit kufitar Muçibab, kishin synuar vendet perëndimore, dhe të gjitha aranzhimet ishin bërë që të përdoreshin më pastaj rrugët e shtetit serb dhe hungarez thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë më 13 qershor 2013, zyrtarët policor në pikë-kalimin kufitar në Muçibab, Rajoni Lindje, kanë bërë identifikimin e shtatë personave të cilët tentonin të kalonin këtë pikë kufitare dhe synim i kishin vendet perëndimore.

Tre persona të rinj në moshë rreth 21 vjeçar nga Kaçaniku janë ndaluar nga policia në cilësinë e viktimave, ku të njëjtit destinimin e parë e kanë pasur për në Preshevë.

Bazuar në hetimet preliminare këtë grup të rinjsh në territorin e Preshevës ka qenë duke i pritur një mashkull shqiptar nga Serbia, i cili ju kishte premtuar se do ti transportonte për në vendet perëndimore dhe për këto shërbime i dyshuari nga viktimat do të paguhej nga 1000 deri 1300 euro sipas marrëveshjes paraprake që kishin bërë viktimat me të dyshuarin thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është iniciuar rasti kontrabandim me migrant të gjithë personat janë kthyer për në vendbanimet e tyre për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.

Fidanishtja

Në po të njëjtën ditë në pikë-kalimin kufitar të njëjtë në Muçibab është ndaluar vetura Pezho, të cilën ishte duke e drejtuar një mashkull serb nga Kosova dhe brenda në veturë ishin edhe katër persona të tjerë të moshës se re.

Pasagjerët që janë gjetur në veturë destinimin e kishin për në Suboticë dhe më pastaj në vendet perëndimore dhe për këtë transport dy nga ta kishin paguar nga 700 euro ndërsa dy të tjera nga 250 euro.

Është njoftuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti “kontrabandim me migrant”, i njëjti ka urdhëruar që të dyshuarit D. K. m/k/s 1983 ti caktohet masa e paraburgimit, ndërsa personat e gjetur në veturë janë kthyer mbrapa ne vendbanimet e tyre.

Gjithashtu është konfiskuar edhe vetura Pezho, dy telefona celular dhe rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/