RCCOLA

Identifikohen shqiptarët e ekzekutuar në Athinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Janë identifikuar dy shqiptarët të cilën mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme në në Nea Zmirni të Athinës.

Gazetari Artur Bibe mëson se viktimat janë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, që mori dy plumba në kokë dhe Armando Organja, 44 vjeç, i cili mori dy plumba një një gjoks dhe një në bark, raporton Top Channel.

41-vjeçari Çerçizaj është me origjinë nga Vlora, ndërsa 44-vjeçari Organja nga Berati.

Mobi Casa

Policia po heton lidhur me autorët. Deri tani dyshimet janë për larje hesapesh. Duket se 44 vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh, ndërsa për 41-vjeçarin Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimim për çështje droge dhe vepra të vogla penale. Çerçizi ka qenë i dënuar më parë nga gjykata e Vlorës për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Dëshmitarë okularë thanë se autori ishte i maskuar. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal.

Patrulla policie po kërkojnë gjurmë të autorëve, për të cilët dyshohet se janë të paktën 2 ose 3 persona. /Telegrafi/