Identifikohen nga policia të dyshuarit që dëmtuan pyjet në Firiqevë

Kamenicë – Policia e Kosovës njësiti i hetimeve, nga stacioni policor i Kamenicës ka arritur të identifikoj dy persona të dyshuar në lidhje me një rast që ka ndodhur më herët i cilësuar “vjedhje e pyllit”.
Dy personat e dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, janë intervistuar dhe te ta janë gjetur fakte të qëndrueshme se me datën 09 janar 2016 në fshatin Feriqevë kanë prerë rreth (30) tridhjetë copa lisa në pronën e shtetit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Agjensioni Pyjor i Kosovës-dega Kamenicë të cilët kanë bërë vlerësimin e dëmit. Rasti i referohet NJHK-së njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/